Kosova shpall “non-grata” Brabiç pas gjuhës raciste e ofenduese ndaj shqiptarëve,reagon Brnabic

0
423

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli tha dje se nuk do të lejojë hyrjen në Kosovë të kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç, pas gjuhës ofenduese dhe raciste të përdorur prej saj gjatë një takim zyrtar në prezencë të diplomatëve ndërkombëtarë. Të tjera figura të shtetit të Kosovën dënuan gjuhën e përdorur nga Bërnabiç dhe shprehën pakënaqësinë për mosreagimin e zyrtarëve evropianë ndaj saj. Kryeministrja serbe gjatë një takimi me shefin e delegacionit të Bashkimi Evropian, Sem Fabrizi, tha se është e shqetësuar me gjendjen në Kosovë meqë “kemi të bëjmë me njerëz nga mali”, komente të cilat Pacolli i quajti të pështira dhe të papranueshme. “Ka një racizëm të institucionalizuar në Serbi, që ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon qeveria e Ana Bërnabiç. Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, me ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga Beogradi në ish-Jugosllavi”, shkroi zoti Pacolli duke shtuar më tej: “Sa të jem unë ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk do të lejoj që kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë, për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës apo etnive që jetojnë këtu”.

Shkoj në Kosovë sa herë të dua

Kryeministrja serbe u përpoq dje në reagimin e saj të zbuste tonet e deklaratës së mëparshme, por shtoi se nuk është e shqetësuar me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Kosovës, pasi i përshtatet linjës së përgjithshme politike të Prishtinës. “Unë nuk jam e shqetësuar me deklarata të tilla dhe besoj se do të jem në gjendje të shkoj në Kosovë kur do ta kërkoj atë”, tha ajo. Ndërsa lidhur me deklaratën e saj që nxiti reagimet në Kosovë tha se ishte marrë në kuptimin më të keq të mundshëm. “Ata njerëz kanë dalë prej malit, sepse kanë dalë prej malit. Kanë qenë me uniforma në mal. Drejt nga mali janë bërë pjesë e elitës politike në Prishtinë dhe kanë nisur të udhëheqin institucione. Do të doja që të vinin nga sektori joqeveritar, por jo. Dhe, nuk mendoj se të gjithë kanë dalë nga mali. Behxhet Pacolli nuk ka dalë nga mali dhe më çudit që e ka gjetur veten në atë mes”, tha ajo. Tensionet edhe ashtu të larta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit u shtuan pas operacionit të së martës të policisë së Kosovës për arrestimin e 19 zyrtarëve policor nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar dhe kontrabandë. Ndonëse në mesin e të arrestuarve ka edhe shqiptarë e boshnjakë, Beogradi tha se operacioni ishte i drejtuar kundër komunitetit serb dhe kishte për qëllim frikësimin e tij. Prishtina tha se operacioni ishte drejtuar kundër personave të përfshirë në veprimtari kriminale dhe i bëri thirrje Beogradit të mos e politizojë atë dhe të mos vihet në krah të keqbërësve.

Pack: Gjuhë e kohës së Luftës

Presidenti Hashim Thaçi ishte mes figurave të shumta në Kosovë që reaguan ndaj komenteve ofenduese të serbes, dhe kërkoi nga Bashkimi Evropian që sa më shpejt ta dënojë dhe të distancohet nga kjo “gjuhë raciste” e zyrtarëve të Serbisë. “Kjo gjuhë nxit urrejtje dhe minon përpjekjet për pajtim dhe normalizim. Ky veprim nuk paraqet asgjë të re dhe të jashtëzakonshme për ne, sepse ne e dimë shumë mirë karakterin gjenocidal të Serbisë së djeshme dhe asaj te sotme”, tha Thaçi. Ndërsa ish-eurodeputetja raportuese për Ballkanin Perëndimor Doris Pak, komentoi deklaratën e Branbiç duke thënë se gjuha e saj i tingëllonte e ngjashme me atë të kohës së Luftës së Kosovës. Edhe në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës thuhet se kryeministrja serbe përfaqëson një qeveri që vepron në mënyrën më të pacivilizuar në Evropë, që mohon krimet më çnjerëzore që ka parë bota pas luftës së dytë botërore. “Ministria e Jashtme e Kosovës në pajtim me marrëveshjen e Brukselit, Kryeministres Serbe Ana Brnabiç nuk do t’i lejojë kurrë të hyjë në Kosovë për shkak të deklaratave të saj raciste dhe ofenduese ndaj 2 milion qytetarëve të Kosovës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here