‘The Guardian’ artikull vilës së Enver Hoxhës në Ish-Bllok/ Si duket sot shtëpia e ish-diktatorit, nga tuneli i nëndheshëm deri te…(Pamjet)

0
536

“Një vend i mrekullueshëm, edhe pse i frikshëm për t’u vizituar. Tirana është një vend interesant. Disa tregime nga Shqipëria vijnë së shpejti.”

Kështu paralajmëron gazetari i ‘The Guardian’ Shaun Ëalker i cili është futur brenda vilës së diktatorit Enver Hoxha duke ndarë pamjet, të shoqëruara me nga një përshkrim për secilën.

Sa ishte gjallë diktatori, e gjithë ‘Zemra e Tiranës’, ish-Blloku, u mbyll për publikun. Vendin e zunë krerët kryesorë të partisë. Tani, kjo është pjesa më e gjallë e Tiranës…

Në katin e poshtëm të vilës së Enverit kishte një pishinë dhe një hyrje në një tunel që e çonte në një bunker, pranojakun HOXHA, nëse do i duhej t’ia mbathte.

Tre fëmijët e tij të rritur që jetuan këtu, çlirimin e gjenin në dhomat e tyre të gjumit.

Ai kishte izolim gjenial të dyerve të dhomës së tij të gjumit por kishte edhe mijëra libra me tematikë të gjerë.

Edhe pse shqiptarët nuk kishin akses në literaturën e huaj, Hoxha i dashuronte librat dhe kishte një shpërndarje vjetore të librave francezë që i vinin nga Parisi.

Rafte librash kudo. Shumë prej tyre ishin titujt e tij ose literatura të tjera marksiste.

Varietete të ndryshme të artit të realizmit socialist në mure.

Dhomat janë mjaft funksionale, të bëra me më të mirën që Shqipëria ofronte në aspektin e mobiljeve dhe aksesorëve.

Diktatori jetoi këtu nga viti 1975 derisa vdiq në vitin 1985.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here