Hyrja e trupave të NATO-s, Bill Clinton nesër në Kosovë

0
358

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë. Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se përveç vizitës, Clinton do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror gjatë shënimit të këtij 20 vjetori.  Kjo është hera e katërt që Bill Clinton viziton Kosovën.

“Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme.

Ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Data: E mërkurë, 12 Qershor 2019

Vendi: Sheshi “Skëndërbeu”

Koha: 11: 00

Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në tubimin qendror, dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të falënderuar Presidentin Clinton për lidershipin e tij në ndërtimin e paqes në Kosovë dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme për paqe dhe stabilitet në tërë rajonin.”-shkruhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here