“Kriza mund të thellohet”, analisti i njohur i jep ‘shuplakën’ e fortë Metës dhe bën paralajmërimin e ‘frikshëm’: Mund të ndërmarrë akte të rrezikshme!

0
371

Politologu Afrim Krasniqi ka komentuar vendimin e presidentit Ilir Meta për ç’dekretimin e zgjedhjeve vendore.

I ftuar në A2CNN, Krasniqi komentoi fjalimin e Metës dhe thekson se kur parlamenti nis shqyrtimin e dekretit të presidentit, kriza mund të avancojë, madje sipas tij kreu i shtetit mund të ndërmarrë akte ndaj Parlamentit.

“Unë dallova që Presidenti ishte kujdesur shumë për të bërë analizën e situatës politike dhe për të parë në këndvështrimin politik se kush janë perspektivat e saj. Por nga Presidenti pritej elementi i parë, referimi kushtetues për problematikën dhe zgjidhjen e krizës. Për herë të parë në historinë e Republikës së Shqipërisë kemi një rast kur anulohen zgjedhjet. Gjithmonë kemi pasur raste kur janë anuluar dhe është shpallur një datë e re. Duke qenë një situatë e jashtëzakonshme edhe argumentet e Presidentit ishin gati-gati të jashtëzakonshme. Në aspektin juridik kushtetues, Presidenti nuk ka kompetencë ta bëjë një gjë të tillë. Në lidhje me dekretin nuk kishte referencë kushtetuese. Referencë kushtetuese kishte në lidhje me parimet kushtetues dhe elementët e tjerë sepse mungon diçka e tillë. Nga ana tjetër, Presidenti në fund e paraqiti si një rrugëzgjidhje drejt një dialogu politik dhe ndoshta duhet parë si një e mirë e mundshme. Sot zyrtarisht nuk mund të ketë zgjedhje dhe të nisë një dialog. Analiza e Metës ishte shumë korrekte, por i mungoi sensi kritik ndaj opozitës, ndonëse zgjedhjet janë njëpartiake dhe nuk kanë sens, por nga ana tjetër askush nuk i refuzoi palët për të marrë pjesë në zgjedhje. Është një akt politik, opozita ka kërkuar diçka më të madhe dhe nuk lidhet me mandatin e krerët  e bashkive, ndaj në këtë këndvështrim mungon platforma, kur vendi ka hyrë në krizë të thellë, mund të jetë një çelës dialogu por thellon krizën.

Në kushtet normale, të gjitha këto argumente që i dha Presidenti të paraqiteshin para Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri të paraqesë argumentet e tij dhe Gjykata të merrte vendimin. Imagjinoni sikur Parlamenti të shqyrtojë dekretin e Presidentit kur nuk ka kompetencë për ta bërë këtë gjë. Praktikisht do të kishim një avancim të krizës dhe do të ishim në një situatë shumë më të jashtëzakonshme që ndoshta do t’i lindte të drejtën Presidentit për të vazhduar situatën e jashtëzakonshme për të ndërmarrë akte ndaj Parlamentit që nuk kanë sens kushtetues”, u shpreh Krasniqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here