Kriza politike/ Zyrtari i lartë italian lëshon alarmin: Në Shqipëri kemi sipërmarrës që kanë nevojë për ligjshmëri

0
302

Zëvendëskryetari i shefave të senatorëve të Forza Italia Lucio Malan është shprehur se qeveria italiane duhet t’i kushtoj rëndësi të veçantë krizës politike në Shqipëri.

Malan, përmes një konference për mediat bën një pasqyrë të krizës politike në vendin tonë. Ai shton se ka nevojë që edhe qeveria e Romës të vërej me kujdes krizën politike në Tiranë.

“Kriza serioze institucionale që është duke u zhvilluar në Shqipëri për shumë muaj tani ka arritur nivele me intensitet të veçantë. Kryeministri Rama dëshiron të largojë Presidentin e Republikës, fajtor për ndërmjetësim  për datë tjetër të zgjedhjeve lokale, te të cilave partitë e opozitës kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë për shkak të shumë parregullsive që kanë ndodhur në vitin 2017, se ata zgjedhje janë zhvilluar tërësisht në parregullësi.

Situata është aq serioze saqë kreu i Partisë Demokratike (një anëtar i Partisë Popullore Evropiane) Lulzim Basha e ka dorëzuar mandatin e tij si deputet në shenjë proteste, së bashku me të gjithë kolegët e tij në partinë e tij. Basha ka akuzuar Ramën për bashkëpunim me zotat e drogës, të cilët në tërësi kryejnë trafik droge nga Shqipëria në Itali. Shpresoj që Qeveria të jetë e interesuar për situatën e këtij vendi, aq afër nesh, në të cilën ka shumë sipërmarrës italianë që kanë nevojë për ligjshmëri “, thotë senatori i “Forza Italia”, Lucio Malan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here