“Kryeministri i pazakontë që kërkon t’i shpëtojë mallkimit të historisë”, prestigjozja britanike The Guardian zbulon dy arsyet madhore që po pengojnë Ramën të anëtarësojë vendin në BE

0
279

Prestigjozia britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull situatës politike në Shqipëri, dhe sfidës së kryeministrit Edi Rama për ta çuar vendin drejt hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

“Kryeministri i pazakontë që kërkon t’i shpëtojë mallkimit të historisë”, shkruan gazetari Shaun Walker, i cili ka vizituar Tiranën rreth një javë më parë duke patur edhe një diskutim të shkurtër me Edi Ramën, por edhe aktorë opozitarë.

Sipas tij, Rama po përballet me dy probleme madhore, rritjen e populizmit në Europë që mund të bëhet një pengesë për integrimin e Shqipërisë si dhe protestat e përjavshme opozitare në Tiranë.

“Më në fund kemi mundësinë ta vendosim veten në një zonë të sigurtë nga mallkimi i historisë”, thotë Rama duke shtuar se “Ne ishim Koreja e Veriut të Europës. Ishim të izoluar nga lindja dhe perëndimi. Kishim regjimin komunist më të egërr. Për këtë arsye jemi kaq pro-amerikan, pro-BE, pro-NATO. Kemi popullsinë myslimane më pro-europiane.

Rama më tej shpreh besimin se do të ketë mbështetjen për çeljen e negociatave të kancelares gjermane Angela Merkel. “Mund të të them se Angela Merkel na kupton plotësisht”, shprehet Rama.

Gazetari Walker prek edhe shqetësimet e opozitës. Ai përmend akuzat për korrupsion, bashkëpunim të zyrtarëve me kriminelë dhe ato për vjedhjen e votave.

“Kemi një kryeministër që është autoritar, arrogant dhe jo transparent”, i thotë ish-deputetja Albana Vokshi gazetarit të “Guardian”.

Rama pranon që vendi ka probleme me korrupsionin dhe krimin, ai thotë se qeveria e tij po ndërmerr hapa konkrete në luftën kundër tyre, madje për këtë ka kërkuar edhe ndihmën e BE-së.

Gazetari Blendi Fevziu thotë se problemi nuk është vetëm qeveria. “Duhet të ndryshojmë më shumë se qeveria. Na duhet një sistem i ri, një zgjidhje për dekadat e ardhshme”.

Por për Ramën, përveç dëshirës së madhe për t’iu bashkuar BE-së, ka dhe frikën se si do të duket BE-ja kur ne më në fund të bëhemi pjesë e saj.

“Duket sikur jemi të mallkuar. Kur BE-ja ishte mirë, ne ishim keq; tani që ne po bëhemi më mirë, BE-ja është në telashe”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here