Maqedoni, zbardhet arrestimit i sekretarit ministror Jahiu, lidhja me kompaninë italiane

0
63

Për shkak të marrjes së ryshfetit prej 38 mijë eurove, policia e arrestoi Jahi Jahiun- sekretar shtetëror në Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë. Prokuroria dyshon se Jahiu bashkë me një punonjës tjetër në këtë dikaster kanë marrë para dhe kanë favorizuar kompaninë “Latanzio” e cila e ka fituar tenderin për të realizuar një projekt të financuar me IPA fonde në vlerë prej më shumë se 1 milion euro, për koordinimin e trajnimeve në administratën publike. Jahi Jahiu dhe një koleg i tij tre herë kanë udhëtar jashtë vendit. Kompania italiane i ka mbuluar shpenzimet në vlerë prej 7 mijë eurove. Në këmbim, të dyshuarit e kanë informuar kompaninë për procedurat e tenderit. Ata kanë mundësuar pozitë të favorizuar për kompaninë italiane për shërbime këshillëdhënëse “Latanzio” në garën për mbi 1 milionë euro, para evropiane. Paratë e ryshfetit për Jahiun dhe kolegun e tij në vend janë sjellë tre herë në shuma të gatshme. Italiani me iniciale M.XH i ngarkuar për marrëdhënie me publikun në kompaninë “Latanzio” i ka dorëzuar paratë. Organet e hetuesisë në vend, hetimin e kanë zhvilluar në koordinim me prokurorinë e Milanos nga Italia. Në mënyrë të koordinuar janë zhvilluar bastisje në lokacione në Maqedoninë e Veriut dhe Itali, edhe atë në pesë vende në Shkup dhe Kumanovë dhe në tetë vende në Itali në seli të kompanive private. MPB lidhur me këtë vepër penale ka sekuestruar kompjuter Desktop, kompjuter Laptop, telefona celularë, tabletë, dy pistoleta, para dhe shumë dokumente zyrtare”-tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB. Dyshimet për korrupsion gjatë shpërndarjes së parave evropiane kanë zgjatur dy muaj. Janë përfshirë edhe organizata ndërkombëtare. Hetimi është iniciuar nga OLAF- Shërbimi evropian për parandalimin e mashtrimeve. Janë bërë kontrollime dhe janë konfirmuar dyshimet për korrupsion gjatë shpërndarjes së mjeteve nga IPA fondet në vlerë prej 1.2 milionë euro në periudhën 2014-2016, ku janë përfshirë dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa veprimet janë kryer në Itali, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar, Rumani dhe vende tjera evropiane”-thonë nga  Prokuroria Publike. Në njoftimin e përbashkët të policisë dhe prokurorisë kujtojnë se Jahi Jahiu në vitin 2005 është ndjekur penalisht edhe për mashtrime zgjedhore, por në vitin 2006 vepra është rikualifikuar dhe Jahiu u dënua vetëm me para. Jahi Jahiu që nga viti 2011 si kuadër i BDI-së e kryen detyrën e sekretarit shtetëror në Ministrinë për shoqëri informatike dhe administratë.(Alsat)

Leave a Reply