Modelja e njohur shqiptare flet për herë të parë publikisht për lidhjen e saj me modelin amerikan që është super milioner

0
423

Mbi jetën private të Adrola Dushit është folur shumë në media. Si fillim për ndarjen e saj me ish-bashkëshortin, e së fundmi për lidhjen me modelin amerikan.

Fotot e shumta që ajo publikon me Pavllo Zengon dhe ky i fundit me Adrolën, në rrjetet sociale, kanë ngritur dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Adrola ka folur për herë të parë mbi këtë lajm, në “Thumb”.

“Adrola, çfarë kam marrë vesh nëpër portale që ti je lidhur me një super milioner…Më trego të vërtetën?”,e pyet gazetari i emisionit “Thumb” modelen.

“Nuk është aspak e vërtetë! Çfarë mund të them për këtë gjë? Nuk është e vërtetë, sigurisht!”- është shprehur ajo.

E pyetur për lidhjet në distancë, pas ndarjes nga bashkëshorti me të cilin ka dhe një djalë që quhet Troi, modelja është përgjigjur:

“Nuk ia uroj askujt, janë katastrofë, janë torturuese, janë tmerruese. Ka ndonjë  fjalë të keqe më shumë se kaq?”

Adrola ndodhet prej vitesh në Amerikë, ku po ndjek karrierën e saj si modele.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here