Portugalia mund Holandën dhe fiton Ligën e Kombeve

0
324

Portugalia ka fituar Ligën e Kombeve, duke hyrë në histori si skuadra e parë që fiton këtë kompeticion. Luzitanët ia kanë dalë që të mundin me rezultatin minimal 1-0 Holandën, e cila në këtë ndeshje nuk dha atë ç’ka pritej. Ishte 22-vjeçari, Goncalo Guedes që vulosi fatin e këtij takimi në minutën e 60-të,  duke shndërruar gol pasin e dhënë nga Benardo Silva. Guedes feston golin e tij të parë me fanellën portugeze, e ndërsa Portugalia titullin e dytë më të madh në historinë e saj.   Holanda varej nga Van Dijk, kandidat për “Topin e Artë”, por mbrojtësi i Liverpul, ndonëse bëri gjithçka në fushë, nuk ia doli që të linte të pa prekur portën e skuadrës së tij. Megjithatë, tulipanët nuk kanë dalë kretësisht të humbur nga kjo ndeshje. Përveç se do të mbahen mend si finalistët e parë të këtij kompeticioni të tij, kanë arkëtuar 9 milion euro. Nga ana tjetër, CR7 me shokë do të shpërblehen edhe me 10.5 milion euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here