VIDEO/ Daçiç skandal ne OKB, fyen dhe ‘sulmon’ ambasadorët e SHBA, Britanisë dhe Kosovës

0
389

Në përfundim të seancës për Kosovën në Kombet e Bashkuara të hënën, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i është afruar nga pas ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku e cila bashkë me delegacionin që e shoqëronte, ishte duke biseduar me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe i është drejtuar duke iu referuar një pjese të fjalimit të saj.

“Pavarësia e Kosovës nuk është produkt i një lëvizjeje secesioniste. Pavarësia e saj është produkt i dekolonizimit”, tha ambasadorja Çitaku në fjalën e saj në seancë.

“Për çfarë kolonizimi e ke fjalën? Kolonizatorët janë ata me të cilët je ulur”, thotë zoti Daçiç në serbisht.

Ambasadorja Çitaku ishte ulur me përfaqësuesit e Britanisë dhe Shteteteve të Bashkuara me të cilët ajo po bisedonte. Ambasadorja tha Zërit të Amerikës se zoti Daçiç e ndërpreu bisedën me ofendime te zhurmshme dhe të përsëritura.

“Unë isha e ulur me shpinë dhe (Ministri i Jashtëm serb) Ivica Dacic filloi të flasë pas meje me zë të lartë”.

“Duke u munduar te me denigrojë mua personalisht si dhe Ambasadoren (Teuta) Sahatqija, e posaçërisht miqtë tanë nderkombetarë, zoti Daçiç sillej në selinë e Kombeve te Bashkuara sikur të ishte në kafene”, tha ajo.

Ambasadorja Çitaku tha se ajo vetë as nuk u kthye dhe as nuk reagoi./VOA

https://www.zeriamerikes.com/a/4953352.html?utm_medium=affiliate&utm_campaign=VOA-player4953352&utm_source=www.syri.net/kosova/259458/video-dacic-skandal-ne-okb-fyen-dhe-sulmon-ambasadoret-e-shba-britanise-dhe-kosoves/&utm_content=player#player-set-time=10.941838

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here