KLP hedh hapin e radhës për ngritjen e SPAK, miraton aktet e vlerësimit për kandidatët e mbetur, dosjet në dorë të KPK

0
378

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përmbyllë sot fazën e parë të punës për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Paraditen e sotme anëtarët e KLP do të mblidhen për të shqyrtuar, diskutuar dhe miratuar rreth dosjeve të vlerësimit për kandidatët e mbetur të SPAK. Këshilli i Lartë i Prokurorisë pati vlerësuar gjysmën e garuesve, por rreth 3 javë më parë kërkoi shtyrjen e afatit për mbylljen e dosjeve. Kjo për arsye se ngarkesa e punës ishte shumë e madhe duke qenë se hetimet për aftësitë profesionale të prokurorëve kandidatë kryhen shumë të detajuara. Sipas afatit të shtyrë, data e fundit kur KLP duhet të përmbyllte aktet e vlerësimit për të gjithë kandidatët e SPAK ishte 6 qershori. Kjo datë kaloi dhe tani Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke qenë se i ka gati dosjet për të gjithë garuesit, do të mblidhet për t’i miratuar ato. “Dita/Data: E Mёrkurё, 12.06.2019; Ora: 10:00; Kohëzgjatja: 1 orë; Vendi: Salla e mbledhjeve, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Blvd. “Zogu i I”; Thirrur nga: Kryetari; Pjesëmarrësit: Anëtarët; Të ftuar: Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, OSCE (United Nations in Albania), EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), OSFA; Rendi i ditës: Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar përprokurorët subjekt rivlerësimi”, thuhet në njoftimin zyrtar të KLP. Sapo dosjet për kandidatët e mbetur të miratohen sot nga KLP, ato do t’i kalojnë menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK do t’i marrë në administrim për të parë gjetjet e KLP për kandidatët e SPAK dhe do t’i bëjë ato pjesë të hetimeve që vetë organi i vetingut po kryen për garuesit. Në një farë mënyre, Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka lehtësuar punë KPK sepse gjetjet për kriterin profesional janë gati, mjafton vetëm që KPK të verifikojë ndonjë dyshim që lind gjatë rrugës. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here