Basha në Prokurori si i pandehur/ Braçe i nxjerr të palarat: Po hetohet në tre shtete!

0
332

Zv. Kryeministri Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Mbrëmje”, ka komentuar kërkesën e Prokurorisë, për të thirrur të japë dëshminë, kreun e PD, Lulzim Basha.

Braçe ka thënë se ai mbetet i pafajshëm, deri në momentin që të përfundojnë hetimet, që sipas tij duhet të zhvillohen sipas ligjit.

Braçe tha se Basha është i vetmi në Shqipëri që po hetohet në tre shtete. “Veprimet e Prokurorisë nuk duhet të jenë pjesë e komenteve publike. PS e ka bërë të qartë këtë në harkun e 6 viteve. Deri në vendimin që Prokuroria jep vendimin, zotëria është i pafajshëm.Refuzon në mënyrë të qartë që të hetohet, madje përpiqet që të pengojë hetimet. Zotëria është i vetmi në Shqipëri, që po hetohet në tre shtete, Skoci, SHBA dhe Shqipëri”,- u shpreh Braçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here