“Dënova Avdylët pasi gjykata tentoi ti lironte”, revoltohet keq gjyqtari pas shkarkimit nga KPK dhe nxjerr fakte të rënda

0
481

Gjyqtari Fuat Vjerdha ka reaguar pas shkarkimit të tij nga detyra. Në një deklaratë për mediat, ish-kreu i Gjykatës së Apelit Shkodër shprehet se gjithmonë ka ndjekur reformën në Drejtësi, por që kjo gjë nuk bëhet me këto lloj vendimesh. Ai e cilëson shkarkimin e tij të padrejtë.

“Në vitin 2008 dënova Avdylët pasi Gjykata e Lezhës tentoi t’i lironte. Meraku im ka qenë të mos dënoj një njeri të pafajshëm. Shkarkim i padrejtë, në shkelje të ligjit. Kam mbështetur gjithmonë reformën në drejtësi, por kjo gjë nuk bëhet me vendime të tilla.”

Vendimi për Vjerdhën u morr nga treshja gjykuese KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Lulzim Hamitaj relator dhe Pamela Qirko anëtare, si edhe vëzhguesi ndërkombëtar Ferdinando Buatier.

KPK theksoi se gjyqtari Vjerdha kishte probleme me profesionalizimin në punë dhe kjo ishte arsyeja që u shkarkua nga detyra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here