Fatmir Xhafaj del me deklaratë ‘bombë’, zbulon si i ka shpëtuar burgut Lulzim Basha: Ju tregoj tre akuzat e rënda që e fundosin

0
391

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kritikoi kryedemokratin Lulzim Basha nga Kuvendi, duke thënë se nëse drejtësia nuk do të ishte e kapur, ai do të ishte në burg për së paku 3 vepra penale.

“Në krye të PD është një njeri që gënjen edhe për orën e dorës, një njeri që ka bërë pis zgjedhjet kudo ku është përfshirë. Basha është një njeri në hetim këtu dhe në SHBA.

Si mund të imponohet Basha, një njeri që kërkon të vijë në pushtet me dhunë. Ky njeri flet për kapje të drejtësisë, që ishte i kapur kokë e këmbë. Nëse nuk do të ishte kapur drejtësia, Basha do të ishte sot në burg për tre akuza të rënda, për detin, pastrim parash dhe vrasje të kryer me dashje”, u shpreh ai.

Si ish-kryetar i Komisionit të Posaçëm për ngritjen e kësaj reforme, Xhafaj tha se beson se ajo do të implementohet siç duhet dhe se do të ketë rezultate konkrete.

“Drejtësia ende është e kapur, sepse përndryshe Basha do të burgosej, për gjithçka ka bërë. Një gjë është fakt: Reforma në drejtësi është në rrugën e duhur. Opozita ka vetëm alibi politike, paranoja dhe frikë për të nesërmen. Ka paranoja djathtas dhe majtas. Do të ketë një drejtësi të re në shërbim të qytetarëve të vendit”, vlerësoi Xhafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here