“Moment historik”/ Mocioni për Metën, Balla bën deklaratën e fortë dhe nxjerr skenarin e PS: Zgjedhjet do mbahen në…

0
382

Pas vendimit të marrë nga Konferenca e Kryetarëve dy ditë më parë, Kuvendi ka nisur mocionin me debat mbi vendimin e Presidentit.

Konferenca ka caktuar rreth 170 minuta kohë për deputetët socialistë dhe 130 minuta kohë për opozitën e re në seancën e sotme, ku po diskutohet në lidhje me dekretin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Ka qenë Taulant Balla ai që ka lexuar rezolutën e Kuvendit duke dhënë edhe arsyet. Ai tha se është hera e parë që ndodh në 28 vite një veprim i tillë nga Presidenti ndërsa kërkoi që rezoluta të votohet nga të gjithë deputetët.

“Pasi u njohëm me aktin e paprecedentë të presidentit për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve dhe duke e vlerësuar këtë akt si absolutisht të pavlefshëm, në kapërcim të kompetencave dh enë kundërshtim të parimeve kushtetuese dhe që synon të pengojë realizimin e të drejtës kushtetuese të shqiptarëve për të zgjedhur me votë, kam kërkuar këtë debat, mocion që rrallë herë është hera e parë që mbahet në 28 vite të demokracisë shqiptare në fund të të cilit do u kërkoja të gjithëve të miratonim së bashku rezolutën. Dekreti është haptazi antikushtetues, zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Kompetenca për caktimin e datës në raport me zgjedhjet presidenti ka vetëm një kompetencë, atë të caktimit të datës.

Procesi zgjedhor qeveriset nga KQZ. Caktimi është kompetencë e presidentit por jo privilegj, detyrim por jo e drejtë. Është e lidhur me kushte rigoroze ligjore. Presidenti nuk e zgjedh dot periudhën e datës zgjedhore është e caktuar me ligj. Identifikimin e datës e bën në konsult me partitë parlamentare.Si rregull caktimi i datës është rezultat i një procesi konsensual por nëse grupet nuk shfaqin konsensus, përcaktimi bëhet në mënyrë të paanshme nga presidenti i republikës” – tha Balla nga foltorja.

Për socialistët ndërhyrja e Presidentit të Republikës në këtë fazë të procesit zgjedhor si një mjet që ka cenuar rëndë barazinë e konkurrimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës, “Mundësinë e aktivizimit të mekanizmave të kontrollit dhe hetimit parlamentar parashikuar nga neni 90, paragrafi 2 i Kushtetutës”.

Kjo pikë e fundit të draft rezolutës që pritet të votohet në Kuvend është edhe neni me të cilin mund të iniciohet edhe shkarkimi i Presidentit, pa e shprehur këtë si një veprim që do të ndërmerret, por si një mundësi shqyrtimi.

Sipas socialistëve ky akt tenton të ndërhyjë drejtpërdrejtë në një proces që tashmë është në kompetencë të organit administrues të tij dhe si i tillë duhet shqyrtuar dhe vlerësuar nga organet e administrimit zgjedhor të parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Në fund të rezolutës maxhoranca i kërkon Presidentit të reflektojë.

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”.

PS e konsideron një moment historik për vendin këtë periudhë para vendimit për çeljen ose jo të negociatave me BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here