“Më keni vlerësuar vetëm për pasurinë”/ Plas debati në KPK, kandidati për Gjykatën Kushtetuese: Të përjashtohet kjo gjyqtare

0
417

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Ilir Mustafaj dhe njëherësh kandidati për Gjykatën Kushtetuese ka dalë këtë të premte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai ka replikuar ashpër në seancë me trupën gjykuese, ndërsa ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Xhensila Pine nga ky proces.

Ai ka theksuar se vlerësimi i tij është bërë vetëm në kriterin e pasurisë, ndërsa shtoi se ai vetë mezi ka pritur krijimin e institucioneve  të reja të drejtësisë. Gjyqtari shfaqi rezerva me punën e KPK-së, ku tha se për të marrë një vendim duhet një kohë më e gjatë dhe jo siç bën  ky institucion. Trupa gjykuese  është tërhequr për të shqyrtuar kërkesën e Mustafajt, në lidhje me anëtaren e trupës gjykuese.

“Jam ndjerë keq me rezultatet. Për herë të parë kundërshtohet prova shkresore. Mos ballafaqimi përgjigjeve krijon anshmëri. Kur mora raportin kam dhënë gjitha shpjegimet e mia e provat. Kam një kërkesë. Unë jam 23 vite gjyqtar dhe profesor i së drejtës, lektor në universitetin e Tiranës. Pavarësisht përvojës si i vetmi titull profesor në sistem. Ndaj krijimin i institucioneve të reja e kam prit me shumë dëshirë.Por kjo pritshmëri e imja pozitive u shua kur pashë konkluzionet e raportit. Jam vlerësuar vetëm për pasurinë. E gjithë pasuria ime është shtëpi 121 m2 dhe një mjet i vitit 1994 i shitur për të blerë një automjet të vitit 2002. Edhe tek kjo pasuri, e cila jo me shume se 60 mije euro. Edhe kjo  pasuri është trashëgimi nga nëna ime.

Kam analizuar përfundimet tuaj. Kam paraqit pretendime e prova duke respektuar orare e data. S’e kuptoj përse me keni vlerësuar vetëm për pasurinë. Kërkova me insistim edhe dy kriteret e tjera. Kam sjell 366 fletë prova edhe 48 fletë pretendime raporti. Pa kaluar 48 orë, më keni lënë seance. Kjo e pamundur që ju të vlerësoni provat e mia. Sekretares iu deshën 45 minuta t’i pranonte ndërsa ju minimalisht 1 javë ti lexonit. Ndodhur në këto kushte shoh që keni anshmëri dhe paragjykim. Jam imazhi me pozitiv në sistemin e drejtësisë jam profesor doktor 23 vite mësimdhënieje, ish-anëtar i KLD-së,  botues librash që rrallë shkruhen në Shqipëri. Librat e mi janë botuar në Itali e Angli.

Pjesë nga debati:

KPK: Ju s’keni informacione se si i kontrollojmë ne materialet që sillen e sa kohë na duhet e çfarë oraresh punojmë ne.

Mustafaj: U njoha me relatetoren dhe kërkoj përjashtimin e saj nga gjykimi çështjes. Te përjashtohet nga vettingu im Xhensila Pine. Pine ka refuzuar të ballafaqoj dëshmitarin me provë shkresore gjatë hetimit tim. Shkak tjetër e mos njoftimi për dy kriteret e tjera atë profesional dhe atë të figurës. Ju dokumentet e mia as s’ja përkthyet monitoruesit ndërkombëtar si e bëtë për 2 ditë mbi 400 faqe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here