“Dua të birësoj një fëmijë”, moderatorja e njohur shqiptare i habit të gjithë me atë që thotë (ARSYEJA)

0
321

Moderatorja bukuroshe Eva Murati ishte e ftuar dje tek “Rudina” ku foli mbi filmin e ri “Unë si ti”, një film me 3 seri nga Luan Kryeziu dhe Najada Elmazi që ka bërë bashkë aktorë nga Shqipëria dhe Kosova.

Eva Murati e cila në film luan rolin e kujdestares së jetimores, u shpreh gjatë emisionit se ky film e ka bërë të mendojë që në të ardhmen të adoptojë një fëmijë.

“Në këtë film unë jam kujdestare e shtëpisë së fëmijës që gjithë kohën përpiqet të japë maksimumin. Eksperienca në shtëpinë e fëmijës në Sarandë ka qenë e jashtëzakonshme. Edhe tani që e kujtoj më rrënqethet mishi. Është një realitet komplet tjetër dhe më kanë bërë të kuptoj se jam me fat për shumë gjëra në jetë. Më ka bërë të mendoj që në të ardhmen të adoptoj një fëmijë. Janë plane për të ardhmen e largët sepse unë vetëm para pak ditësh mbusha 24 vjeç. Fustani i bardhë dhe fëmijët janë goxha larg. Padyshim që do të doja të kisha fëmijët e mi biologjikë. Shpresoj që edhe unë të kem tre fëmijë, si gjyshja dhe mami. Nuk e përjashtoj mundësinë e birësimit sepse kjo eksperiencë ka qenë nga ato që të ndryshojnë jetën”, u shpreh Eva.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here