Filmi aksion “Balkan Blood”, premierë në kinematë e kryeqytetit më 20 qershor

0
44

Filmi aksion “Balkan Blood” pritet të vijë premierë për publikun në ekranin e kinemasë. Një produksion shqiptaro-kinez, ku do të shohim përplasjen e bandave me banorët e zakonshëm, si dhe përfshirjen e pushtetit me krimin. Filmi me regji nga Shou Hao është xhiruar në Shqipëri dhe sjell në role aktorë shqiptarë dhe kinez dhe xhirimet janë zhvilluar në Durrës te Vila e Zogut, si dhe në Petrelë të Tiranës. Aktori Klodian Hoxha i njohur me aktivitetin e tij në teatër por nuk ka munguar dhe në ekranin e kinemasë tregon se këtë herë personazhi i tij është i një gangsteri me emrin Charls. Duke folur për filmin “Balkan Blood” ( Gjaku i Ballkanit), që më datë 20 qershor do të jetë premierë në kinemanë Cineplexx për publikun aktori Klodian Hoxha shprehet se subjekti i filmit i përgjigjet shumë mirë aktualitetit të sotëm. ““Balkan Blood” është një film në të cilin ngjarjet zhvillohen diku në Europë, në një periferi të papërcaktuar saktësisht. Në këtë film do të shohim përplasjen e bandave me banorët e zakonshëm, gjobëvëniet që ndodhin tek bizneset nga bandat si dhe përfshirjen e pushtetit me krimin. Subjekti i këtij filmi i përgjigjet shumë mirë dhe aktualitet të sotëm, jo vetëm atij shqiptar, por kudo në botë, ku pushteti favorizon kriminelët, i varfri dhe bizneset shtypen dhe shfrytëzohen deri në kërcënime dhe pengmarrje për të detyruar ata që të paguajnë gjobëvëniet ndaj bandave”, pohon aktori Klodian Hoxha. Premiera pritet të jetë në kinema javës që vjen dhe aktori shprehet se janë skena të realizuara me mjeshtëri. “Në këtë film do shohim me mjeshtri të realizuar artet e dyluftimit, si dhe nuk do mungojë aksioni intrigat dhe lufta për territor e pushtet. A do triumfoj drejtësia dhe e mira këtë rradhë kundër bandave mafioze dhe të keqes? Për këtë ju ftojmë të ndiqni “Balkan Blood” një film i cili të mban mbërthyer pas ekranit me dinamikën, skenat e realizuara me mjeshtëri nga regjisori me famë botërore kinez Shou Hao, si dhe një kast i mrekullueshëm aktorësh shqiptaro – kinez”, shprehet aktoir Hoxha.

Aktorët dhe ngjarjet e filmit

Filmi me regji nga Shou Hao dhe skenar Ou Yuang sjell në role aktorët Yu Chong, Klodian Hoxha, Emi Canaj, Arentina Shakulli, Alvaro Shehaj, Nedi Malsija, Kamber Mici etj. Një kinez veteran lufte me pension jeton në një qytet të vogël europian, martuar me Elenën një vajzë vendase. Të dy kanë një restorant kinez, bëjnë jetë të thjeshtë. Qyteti ku jetojnë është i rrethuar nga tre zona dhe një numër i madh gansterësh nga zonat rreth, që sjellin vazhdimisht probleme për tregtarët dhe banorët e zonës. Por banorët gjenden në sulme të vazhdueshme dhe të gjithë bashkë të armatosur përpiqen të mbrojnë rrugët dhe zonat tregtare nga bandat e gangsterëve. Bosi i pamëshirshëm dhe i egër i një grupi mafioz të quajtur “Tarantula helmuese” është një femër që bashkë me gangsterët e tjerë të etur për dhunë papritur sulmojnë rrugët e qytetit natën vonë. Por pronari kinez Lini plagoset rëndë, ndërsa gruaja e tij Elena dhe dhjetëra gra të tjera merren peng. Grupi i gangsterëve urdhërojnë tregtarët e tjerë të paguajnë haraçin brenda një afati të caktuar në të kundërt ata do të rrafshojnë qytetin. Në këtë situatë Lini detyrohet ti kërkojë ndihmë dy miqve të tij nga Kina. Ata vijnë menjëherë nga Kina në Europë. Këtu dy miqtë e tij kinezë përfshihen në një sulm të egër me gangsterët. Në vijim të përplasjeve dhe sulmeve mes palëve Tarantula urdhëron grupin e dytë të gangsterëve të përgatiten për sulm, dhe të shkatërrojnë qytetin dhe banorët ajo i transferon në një kështjellë të braktisur. Në vijim të ngjarjeve që rrjedhin mes përplasjeve të palëve, kinezët bashkë me grupin vullnetar nisen për të shpëtuar pengjet, por kur arrijnë në vendndodhje ata kuptojnë se ishte vetëm një kurth, sepse ata janë diku tjetër. Në fund ata arrijnë ti shpëtojnë pengjet dhe të shfarosin çfarë ka ngelur nga banda e gangsterëve. Producent shqiptar në film është Blemir Dervishaj dhe nga producenti kinez është Cui Wenchao.

Nga Julia Vrapi

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj