Kontrolle ‘blic’/ AKU bën kërdinë, gjobë 5 subjekteve, asgjesohen me tonelata ushqimesh që të gjithë i konsumojmë çdo ditë (FOTO)

0
476

AKU ka vijuar kontrollet e rrepta në të gjithë vendin duke ndëshkuar 5 subjekte me 2.4 milion lekë për shkeljet ligjore, (2 prej tyre u ndërpritet aktiviteti) dhe asgjësohen 49 ton inpute bujqësore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me kontrollet rigoroze të Operatorëve të Biznesit për të garantuar përmbushjen e kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore, mbrojtjen e konkurrencës së ndeshme dhe interesave të konsumatorëve.

1. Kontrolli i ushtruar nga AKU Tiranë nё subjektin “Sami Cerri” evidentoi se subjekti ushtronte aktivitetin “Prodhim dhe tregtim tё produkteve tё pastiçerisё” pa licencë përkatëse dhe pa regjistër shitjesh. Gjithashtu, u konstatuan 225 kg produkte me etiketa tё pa notifikuara dhe qё nuk përmbushin kërkesat ligjore (suxhuk me arra, llokume). Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u morën masa administrative: a). Gjobë 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit pa disponuar licencën përkatëse, b). gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, c). gjobë 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin, d). bllokim për asgjësim i 225 kg produkte ushqimore dhe e). ndërprerje e aktivitetit.

2. Kontrolli i ushtruar nga AKU Fier në subjektin “Lindita Gjini” me aktivitet “Market” në qytetin e Lushnjës evidentoi tregtim të mallrave me afat të kaluar përdorimi (amareta, djath, kroasan, kek, çarja, çokollata, pije energjike, vafer etj). Për shkeljet e kontatuara ndaj subjektit u mor masa administrative: a). gjobë 300,000 lekë për tregtim të mallrave të cilëve u ka kaluar afati i përdorimit dhe b). bllokim për asgjësim te mallrave me afat përdorimi të kaluar.

3. Kontrollet e kryera nga AKU Korçë në subjektet “Petraq Zhidro” dhe “Lico A+B” me aktivitet “Përpunim qumështi” dhe analizat laboratorike të mostrave përkatëse (djathë të bardhë dhe djathë kaçkavall) evidentuan mospërmbushje të kërkesave ligjore për treguesit e sigurisë së ushqimit. Për shkeljet e konstatuara ndaj secilit prej subjekteve u mor masa administrative: a). gjobë 300,000 lek për ushqim të pasigurtë dhe b). bllokim për asgjësim te sasisë 500kg djath i papërshtatshëm për konsum.

4. Kontrolli i ushtruar nga AKU Korçë në subjektin “Florent Dikellari” me aktivitet “Njësi tregtimi” evidentoi kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare. Për këtë shkelje AKU mori masat administrative: a) gjobë ne vlerën 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjieno-sanitare dhe b). Ndërprerja e aktivitetit deri në plotësimin e këtyre kushteve.

5. Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër në kuadër të masave administrative të marra gjatë kontrolleve të kryera, ka bërë asgjësimin e rreth 48.7 ton farë misri të papërshtatshme për mbjellje. Procesi i asgjësimit u krye me pjesëmarrjen e inspektoreve të AKU, të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe të Drejtorisë të Tatimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here