Peshkatari kap breshkën e rrallë në Vlorë: Tani ik edhe mos hajde më, dëgjove? Ciao! /VIDEO

0
450

Një breshkë e llojit ‘Kareta-Kareta’ ka rënë në rrjetën e një peshkatari në grykëderdhjen e lumit të Vjosës.

Peshkatari pasi ka ngritur rrjetën ka parë edhe breshkën e llojit të veçantë e cila jeton në thellësi të mëdha uji dhe nuk dihet se si mund të ketë përfunduar në rrjetën e tij. Peshkatari duke njohur gjallesën e veçantë e ka liruar nga rrjeta dhe e ka lënë të lirë. “Tani ik edhe mos hajde më, dëgjove? Ciao!”, dëgjohet të thotë me humor peshkatari në video.

Specie të tilla janë shfaqur shumë kohët e fundit në brigjet e lumit të Vlorës dhe sipas specialistëve ajo vjen si pasojë e ndryshimeve klimaterike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here