“Thoja kam frikë se do vdes”/ Tmerr në ajër dhe situatë kaotike, dalin pamje brenda aeroplanit Prishtinë- Bazel, 10 të plagosur (Publikohet video)

0
33

121 pasagjerë  në bordin e aeroplanit Boeing të kompanisë AKL Airlanes janë tronditur mbrëmë. Nga këta 10 persona janë lënduar në aeroplanin që po udhëtonte nga Prishtina për në Bazel.

Turbulencat në aeroplan nisën 20 deri 25 minuta para uljes. Pas uljes së aeroplanit në pistë të gjithë të lënduarit janë dërguar për kurim në spitalin e Baselit. Arsyeja e aksidentimit sipas zyrtarëve të aeroportit  janë turbulencat.

Por, pasagjerët që kanë qenë të pranishëm në momentin e aksidentit kanë thënë për të përditshmen gjermane,  20 minute, për minutat e tmerrit siç ata i quajnë.

“Isha e bindur, tani do të bie. Thoja kam frikë se do të vdes”, është rrëfyer pasagjerja nga Kosova Mirjeta Basha.

Bashkëshorti i saj, me të cilin kishte vizituar të afërmit në Prishtinë, deklaron se në aeroplan u krijua situatë kaotike.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj