Zbulohen 44.5 ton pije alkoolike pa etiketa e licencë, AKU merr masa drastike për bizneset

0
417

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masa të rënda ndaj dy bizneseve, njëri në Shkodër kryesisht me pije alkoolike, dhe një market në Tiranë, pa licencë, pa sistem gjurmueshmërie, shumica e ushqimeve pa etiketa, ose me etiketa që keqinformonin për aspekte të ndryshme shëndetësore.

Në Shkodër u bllokuan 44.5 ton (verë, raki, maja, uthull, ujë, lëndë e parë etj) në një biznes aktiviteti i të cilit i ishte ndërprerë aktiviteti në shtator 2017. “Briland shpk” kishte prishur vulën e sigurisë nga inspektimi i mëparshëm, thekson AKU, duke shtuar se në vende të botës kjo shkelje përbën vepër penale, në Shqipëri ende jo. Në total ndaj dy bizneseve u vendosën 8 gjoba me vlerë 2.3 milionë lekë të rinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here