‘Mace-dhelpra’ e Korsikës shpallet specie e re

0
778

Një specie e re që ngjan me një mace të madhe shtëpiake është identifikuar në ishullin mesdhetar të Korsikës, thonë ekspertët, e cila njihej me parë në vend si mace-dhelpër, ose në gjuhën lokale ‘Ghattu volpe’. Ajo ka veshë më të mëdhenj, mustaqe të shkurtra dhe “dhëmbë qeni shumë më të zhvilluara” sesa felinët shtëpiakë.Vetëm 16 nga këto kafshë bredhin në ishullin e vogël prandaj po bëhej përpjekje për t’i shpallur specie e rrezikuar.Tekniku mjedisor francez Pierre Bendetti e përshkruante zbulimin si “i mrekulueshëm”. “Kjo është një specie e egër natyrale por nuk ishte identifikuar deri tani pasi ishte thuajse e padukshme me zakone e aktivitet nokturn. Masa e tyre dhe bishti i kanë dhënë emrin mace-dhelpër”, thotë ai. Kafsha me pellush të dendur ka këmbë dhe bisht ne vija, këmbët e pasme të zeza dhe barkun e kuq. Pas disa vitesh tentativa kapjeje, njëra prej tyre ishte bllokuar aksidentalisht në një kotec pulash në 2008, shpjegon Benedetti. 

fox-cat.jpg
cat-fox-corsica.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here