“Do ju sjellim cigare në burgun e Reçit”, Murrizi plas ‘bombën’: Këta 15 politikanë do jenë shokë qelie me Ilir Metën (E PLOTË)

0
404

Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë është shprehur se reforma në Drejtësi ishte e rreme dhe se gjyqtarët e prokurorët ishin zgjedhur nga mazhoranca.

Në fjalën e tij, Murrizi u tha deputetëve të PS-së se do të paguanin për çdo shkelje të bërë, duke u shprehur se e njëjta gjë nuk do të ndodhte me opozitën e re.

 “Ku e gjeni sigurinë që reforma në Drejtësi është vetëm për pjesën tjetër dhe jo për ju? Mendoni se keni virgjëri në 6 vjet qeverisje? Keni bërë një trupë Vettingu KPK dhe SPAK me individë që shkarkojnë gjyqtarë dhe prokurorë pse është ndërtuar një shtëpi në 96 dhe lënë në detyrë ish-sigurisma që kanë dënuar njerëz pse kanë sharë Enverin? Hallin që keni me presidentin e Republikës, është halli i 10-15 vetave. Ishalla me lekët e vjedhura ndërtoni një burg si Pablo Eskobarit. Do ketë shumë çuna që kanë mbrapa dhe që do shkojnë atje.  Mos e tundni gishtin këtej se kjo pjesë që është sot këtej nuk i bie mendja për Vettingun fare. Kokërr karamele s’kanë marrë këta këtej. Luftën që keni me njëri-tjetrin, nuk na bie mendja fare se vrisni njëri-tjetrin. Ju bëheni pis po u hap ajo lloj çorbë, pa për mua dhe për këta këtej le të hapen që sot. Ta ndryshojmë kushtetutën e prillit të 2008. Nga presidenti, ish-presidenti, kryeministri, ish-kryeministri, deputetë e ministra nëse e meritojnë të shkojnë në burgun e Reçit. Atyre që i njohim do i çojmë ndonjë paketë duhani. Në këtë botë haramin nuk e shijon askush,”-tha Murrizi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here