Zikaltërit dalin hapur, Ikardi dhe Nainggolan jashtë planeve të klubit, Marotta: Po krijohet Interi i ri

0
348

Drejtori i Deleguar i Interit, ka folur dje pa doreza në një intervistë për “Sky Sport”, ku iu përgjigj disa pyetjeve. Vëmendja e gazetarëve ishte çështja Ikardi si dhe ajo e mesfushorit Nainggolan. Që kur Marotta arriti tek Inter, ka pasur dy situata që janë përfolur shumë. E para është masa disiplinore ndaj Nainggolan dhe çështja Icardi. Në një ekip duhet të ketë rregulla dhe detyra që duhen respektuar gjithmonë. “Nuk është një metodë Marotta, është një metodë që duhet përdorur në të gjitha komunitetet: kjo do të thotë të kesh rregulla të sakta, të drejta, por mbi të gjitha detyra dhe këto detyra gjithnjë duhet të respektohen”m tha Morratta. Gjithashtu ai është shprehur se Ikardi dhe mesfushori belg nuk janë më në planet e klubit zikaltër dhe po shihen mundësitë më të mira për transferimin e tyre. “Në një projekt, ne duhet të gjejmë profilet e duhura. Kjo është rruga që ne po marrim: kemi qenë në gjendje të flasim shumë drejtpërsëdrejti me ata të përfshirë drejtpërsëdrejti, duke respektuar atë që kontrata dhe vlerat profesionale janë, por ne kemi shpjeguar se cili është pozicioni i kompanisë, mendoj se ky është elementi më i rëndësishëm. Të dy e dinë këtë situatë dhe nuk do të thotë se aftësitë e tyre zvogëlohen, janë lojtarë të shkëlqyeshëm dhe me talent të shkëlqyeshëm. Vetëm talenti mund të fitojë ndeshje, por është ekipi që fiton kampionatin. Rrjedhimisht, ata nuk janë pjesë e projektit tonë, e them këtë me transparencën dhe respektin që është për shkak të tyre”, ka shtuar drejtuesi interist. Në fund pyetjes së gazetarit të Sky se sa mundësi ka që mardhnit të rregullohen dhe Ikardi të kthehet në urdhrat e Contes, Moratta iu përgjigj se sulmuesi argjentinas tashmë është në merkato. “Një gjë duhet të thuhet: Icardi është në merkato, është një gjë për të respektuar aspektet kontraktuale, një marrëveshje kolektive që kërkon akoma që lojtari të marrë pjesë në stërvitje. Më pas ka edhe të drejta të drejta të tilla si ato e trajnerit për të zgjedhur formacioni në fushë”, e mbylli ai deklaratën për mediat. Ndërsa përsa i përket mesfushorit belg, trajneri i ri i Interit, Antonio Conte, nuk e do në skuadër mesfushorin Radja Nainggolan. Ai nuk e sheh të përshtatshëm për skemat e tij dhe zikaltrit duan ta largojnë. Interesimi nga Kina ishte prezent me shifra që joshnin klubin italian dhe “vishnin me ar” vetë lojtarin belg. “Ninxha” e ka refuzuar një mundësi të tillë, pasi nuk dëshiron të largohet shpejt nga skena europiane dhe nuk dëshiron të ndryshojë sërish destinacion. Interi do të mundohet t’i gjejë një skuadër tjetër për ta blerë, ose për ta huazuar, pasi duan të heqin dorë dhe nga rroga e majme që mesfushori belg merr. Ndërsa Piero Asilio në një intervistë për Sportëeek ka thënë se përforcimi më i mirë në këtë merakato verore është trajneri Antonio Conte, i cili po nërton një ekip që mund të jetë konkurrues në Itali dhe në Europë. Për “Sportëeek”, drejtori menaxhues i klubit zikaltër, në radhë të parë foli për trajnerin e ri, që konsiderohet një përforcim i rangut të lartë: “Interi i madh është duke lindur. Ekipi është zakonisht pasqyra e klubit. Në këtë moment, Interi është një klub i madh, me pronësi të fuqishme financiare, me drejtues largpamës dhe me Antonio Conte në stol, trajner i nivelit të lartë”, ka thënë ai. Por drejtuesit zikaltër përveç largimeve synojnë të sjellin dhe lojtarë me eksperiencë në ekip, një dër të cilët është Dani Alvesh. Braziliani deklaroi në fund të sezonit se do të largohet nga PSG, dhe tashmë është një lojtar i lirë. Sipas mediave braziliane, mbrojtësi ka marrë një ofertë nga Interi, për të cilën nuk ka kthyer akoma përgjigje. Kohëzgjatja e kontratës dhe paga e kënaq brazilianin, i cili megjithatë, ëndërron të kthehet tek Bacelona. Katalanasit janë të gatshëm që t’i ofrojnë atij një kontratë një vjeçare, diçka që do t’i pëlqente edhe vetë futbollistit. Gjithsesi tek Interi shpresojnë se 36-vjeçari do të pranojë ofertën e tyre, duke qenë se është edhe një dëshirë e trajnerit Konte. Dani Alvesh nuk nxitohet për të bërë zgjedhjen e tij, për shkak se ka kohë deri në 20 korrik, kohë kur përfundon pushimet e tij dhe do të vendosë ku do të vazhdojë të ardhmen. Kujtojmë se Alves ka luajtur edhe më parë në Itali, ku është aktivizuar për një vit me Juventusin në sezonin 2016-2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here