‘Paraqet rrezik’/ Shërbimi sekret merr kërkesën për hetim urgjent ndaj ish-këshilltares së kryeministrit

0
95

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka dërguar një shkresë drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, nga i cili ka kërkuar verifikim për Nita Himaduma, ish-këshilltaren e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sipas shkresës, një familjar i Himadunës ka qenë në komunikim me Veljko Kaziç, i cili identifikohet si “pjesë e strukturave të sigurisë së Serbisë me mbulesë në Ambasadën e Serbisë në Tiranë, i cili mbulon edhe Kosovën”. Një tjetër arsye ka të bëjë edhe me keqpërdorim të buxhetit.

Konsullja kishte rezervuar hotele në emër të zyrës së Kryeministrit, edhe pasi ishte larguar nga institucioni.

“Duke pasur parasysh që në shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, që nga fillimi i punës sime, ka pasur ndryshime në stafin diplomatik, ju drejtohem përmes kësaj letre me kërkesën që AKI-ja, me procedurë urgjente të bëjë verifikimin e Znj. Nita Himaduna, e cila është emëruar konsulle në Misionin Konsullor të Republikës së Kosovës në Nju Jork – SHBA.

Duke i pasur për bazë këto që u thanë më lartë, posaçërisht dyshimet për lidhje të saj me punonjës të shërbimeve serbe të inteligjencës, është vlerësuar me interes që Nita Himaduna të mos ketë qasje (punësohet në pozitë të ndjeshme) në institucionet e Republikës së Kosovës, pasi që mund të paraqesë rrezik për sigurinë e Republikës së Kosovës”, shkruhet në letrën dërguar shërbime të inteligjencës.

Leave a Reply