‘Armikja’ e Ramës shpërthen keq ndaj liderëve të opozitës: Monika përbindësh që rropi popullin, është çmenduri të ndjekësh protestat-karnavale të PD-LSI

0
363

Ish- e përndjekura politike dhe aktivistja e njohur Ajtanga Lubonja, ka reaguar sërish për situatën aktuale politike ku opozita ka në programin e saj  të vazhdojë protestat. E njohur ndryshe si “armikja” e Ramës për shkak të protestave që ka bërë ndaj tij, Lubonja kritikon edhe opozitën e vendit.Demokratja e orëve të para thotë se liderët e opozitës janë si “përbindësha që rropën popullin dhe tani bëjnë moral. Ajo thotë se është çmenduri të dalësh në protestën e thirrur nga PD-LSI ku sipas saj kauza e vetme që kanë është frika se mos humbasin pushtetin. ”He po te elektrizon protesta, po therret ”Rama ik”! ‘‘Jo, jo, po shoh ”Erdogrulin”,kam mare shpaten e po luftoj! Miku , qe me mori ne telefon , ne kohen qe po zhvillohej protesta…filloi te qeshe me te madhe! Eshte cmenduria me e madhe te ndjekesh keto protesta-karnavale…ata qe vene aty jane njerez te programuar qe ju sherbejne nje kaste qe ideal kane pushtetet e tyre…e nuk duan ti humbasin! Bejne sikur zihen, bejne sikur shahen dhe ne fund te thone ”pirdh se lirohesh”! Deshtimin e Shqiperise e motivon Monika, studio me studio dhe shesheve,ku tallen me kete popull qe e kthyen ne tullumbace…qe e fryne dhe e cfryne sa here duan! Cfare mund te na servirin keta perbindesha qe e rropen popullin, thane cfare duan per njeri tjetrin dhe duan te bejne rolin e Zotit! Monikes i shpetoi ”historia e tryezes se perbashket te bisedimeve”…po ashtu do ta mbyllin kete kapitull! Jo me kot na citoj fjalet e Palmerit” Ne na intereson shteti”, shprehet Lubonja.  E njohur edhe si kushërira e analistit Fatos Lubonja, ajo ka qenë mësuese dhe gazetare deri në momentin kur u cilësua si “armike e popullit” dhe “mike e borgjezëve” gjatë diktaturës. “Nuk qenke hic mire”, me komentoj nje demokrat pas shkrimit tim mbreme,ne lidhje me protesten karnavale e 8 Korrikut!” Jo zoteri nuk jam mire dhe ti me njeh mire….njeh luften time pa kompromise perfitimi,me njeh mire se cfare kam hequr e po heq per te mos u bere pis,duke cfrytezuar demokracine! Kam luftuar e do luftoj sikur dhjetra si ju te me kundervihen! Nje dite Demokracia e paster do fitoj,pa patur nevojen e gishtave krrabe qe mendojne te perfitojne pasuri dhe poste! Une jam duke vdekur,shikohe kemben time eshte drejt prerjes….diabeti,zemra,tensioni me kane vene poshte….nuk kam mundesi te kurohem,po vdes ne nje konvikt qe kullon lageshti(ti e di mire kete ) Kujdes ate qe se meriton nuk e gezon kurre! Demokracia do fitojë !(po jo e perlyer me komuniste”, përfundon Lubonja. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here