I dolën email-et ku shante Trump, ambasadori britanik në SHBA bën lëvizjen që se priste askush

0
377

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sir Kim Darroch, ka dhënë dorëheqjen nga posti, pas një debati të lindur pas publikimit të e-maileve në të cilat ai kritikonte administratën e Presidentit amerikan Donald Trump.

Vetë ambasadori u etiketua “një njeri shumë budalla” nga Trump, në përgjigje të zbulimit të e-mail-eve ku ai e cilësonte administratën e tij si “të ngathët dhe të paaftë”.

Zyra e Minsitrisë së Jashtme konfirmoi dorëheqjen e Darroch të mërkurën, duke thënë edhe se në letrën e dërguar, ambasadori thoshte se e kishte të pamundur të vazhdonte të bënte punën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here