Këto akse janë përfshirë në një kaos të vërtetë/ Trafik makinash deri në 5 km, çfarë po ndodh në zonat rreth Tiranës?

0
325

Në akset rrugore afër Tiranës vazhdon që të jetë trafik i rënduar. Trafik më të rënduar pritet që të ketë në aksin rrugor Thumanë – Fushë-Krujë dhe në atë Vorë – Fushë – Krujë.

Në këto akse, radha e makinave shkon deri 5 kilometra. Shkak për trafikun e rënduar janë bërë punimet që po kryhen në urën në qendër të qytetit të Fushë-Krujës, por edhe mungesa e standardeve rrugore të aksit Fushë0Krujë – Thumanë.

Ky trafik është shkaktuar edhe për faktin se ka vetëm dy korsi në këtë aks, një në vajtje dhe një në ardhje. Kaos shkakton edhe mungesa e patrullave të Policisë Rrugore, te cilat ne këto raste janë të domosdoshme për drejtimin e trafikut dhe evitimin e kaosit.

Kjo gjë ka sjellë vonesa të mëdha për këdo që udhëton nga veriu në drejtim të Rinasi, Durrësit apo jugut të Shqipërisë e anasjelltas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here