Marrin fund radhët e gjata të pritjes, Manastirliu jep lajmin e shumëpritur: E vetmja e këtij lloji në spitalet, mbi 18 mijë pacientë…

0
368

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pa nga afër shërbimin e Neurokirurgjisë, ku është instaluar rezonanca moderne 3 testla, me teknologji të avancuar, e vetmja e këtij lloji në vend.

“Me shtimin e rezonancave moderne, siç është kjo në QSUT por edhe rezonanca e re në Elbasan, sot kemi 7 rezonanca dhe 21 scanera në shërbimin publik që plotësojnë nevojat e pacientëve, duke bërë të mundur uljen e radhëve të pritjes në kohë shumë më të mira se më parë dhe më të mira se vendet e tjera”, tha Manastirliu.

Veç shtimit të aparaturave dhe përfshirjes së tyre në mirëmbajtje të plotë që garanton funksionimin pa ndërprerje të tyre, vendosja e sistemit online të rezervimit te mjeku specialist ka ndikuar në rreduktimin e rradhëve të pritjes pasi planifikim tashmë kryhet pranë mjekut specialist të poliklinikës, pa patur nevojë që pacienti të shkojë në spital.

“Sot mund të themi se nuk ka rradhë pritje për një skaner pasi bëhet nga sot nesër, ndërsa për rezonancën e kemi ulur nga 90 ditë rradhën e pritjes, në 37 ditë”, tha Manastirliu.

Investimet për rezonancën moderne 3 tesla në QSUT si dhe rezonanca e instaluar për herë të parë këtë vit në spitalin e Elbasanit, që plotësojnë flotën e aparaturave moderne, ka rritur cilësinë e ekzaminimeve, duke ndihmuar në trajtimin më efikas të pacientëve. Me rezonancën e re në shërbimin e neurokirurgjisë në QSUT, e vetmja e këtij lloji në spitalet publike dhe jo publike në vend, sot është bërë e mundur të rritet zbulueshmëria e sëmundjeve neurologjike, përmes përdorimit të kësaj teknologjie të avancuar. Nga ky investim përfitojnë rreth 4 mijë pacientë në vit.

Mbi 18 mijë pacientë në vit kryejnë ekzaminimin e rezonancës pa pagesë në spitalet publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here