‘Shkallon’ moti, stuhia e breshërit çon 18 persona në urgjencë (Video)

0
29

Italianët po përballen me një mot të pazakontë. Pas temperaturave ekstreme në mbi 40 gradë Celsius, vendi fqinj është përfshirë nga stuhi të tmerrshme dhe erëra të forta, që kanë lënë dhe pasoja.

Breshëri i rëndë që ka rënë në Pescara ka lënë të plagosur 18 persona, të cilët kanë përfunduar në urgjencë.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga mediat italiane, breshëri ka qenë në madhësinë e një topi tenisi, i cili jo vetëm që ka plagosur shumë njerëz, por edhe ka shkatërruar makina, dritare shtëpish dhe shumë rrugë.

Erërat e fortë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 150 km në orë mëngjesin e sotëm në Ravenna, ndërsa kanë rënë mbi 80 mlm shi.

Nga stuhitë është përfshirë edhe Emilia, Romagna, Marche dhe Abruzzo, ndërsa stuhitë më të forta u regjistruan në Pescara. (BË)

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj