As një dhe as dy, ministrja Besa Shahini i befason të gjithë: Ja sa fëmijë dua të kem

0
429

Besa Shahini ishte e ftuar në “Ftesë në Pesë”  rrëfeu jo vetëm sfidat si Ministre e Arsimit, por foli hapur edhe për jetën personale. Pas një lidhje 4 vjeçare, Besa dhe deputeti kosovar, Dardani, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në muajin Prill. Ministrja pranoi se tashmë që jetojnë dhe janë të angazhuar me punë në vende të ndryshme e kanë më të vështirë të takohen, edhe pse çdo javë përpiqen që të gjejnë kohë për njëri-tjetrin.

Besa gjithashtu shprehu dëshirën për t’u bërë nënë dhe jo e një apo dy, por pesë fëmijëve. Ajo e pranoi që është pak vonë, madje tregoi se ndjen në çdo moment edhe presionin e familjarëve apo njerëzve të tjerë që takon në rrethana të ndryshme.

“Pesë ose katër fëmijë do të doja. Jam pak vonë, unë jam e vetëdijshme që jam pak vonë për të arritur këtë”, tha ajo, duke shtuar më tej se kanë qenë vendimet e vazhdueshme për karrierën arsyeja pse çështje të tilla kanë ngelur pak pas dore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here