Aurela Gaçe del jashtë parashikimit, i futet televizionit dhe as nuk e kishit menduar se mund ta shikonit në këtë emision

0
54

Vetëm dy javë më parë, këngëtarja Aurela Gaçe solli bashkëpunimin më të ri me reperin Genc Prelvukaj, të titulluar “Adrenalinë”, bashkëpunim i cili u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar.

Mirëpo duket se tashmë s’do të mjaftohemi vetëm me këngë prej saj, pasi Aurelën shumë shpejt do ta shohim në një emision televiziv.

Bëhet fjalë për formatin “Hell’s Kitchen”, projekt i cili do të nisë sërish në tetor dhe duket se këngëtarja do të marrë pjesë.

Vetë Aurela ka publikuar në Instastory një postim të regjisores së emisionit, e cila ka ndarë në Instagram komentet mes këngëtares dhe Renato Mekollit, ku zbulojnë bashkëpunimin mes tyre.

“A pranoni speca-listë?”- i komenton Aurela me humor shefit të kuzhinës, ndërsa ai ja ka kthyer: “Ti këtë vit nuk do të shpëtosh ta dish.”, duke i lënë të gjithë të kuptojnë se në tetor Aurela do të na shoqërojë në ekran gjatë konkursit për kuzhinierin më të mirë.

Leave a Reply