Baritoni Gëzim Myshketa vlerësim me operën “Cavalleria Rusticana”

0
62

Baritoni Gëzim Myshketapo vijon aktivitetin në skenat e huaja duke marrë vlerësime. Me operën “Cavalleria Rusticana” baritoni shqiptar shënon një tjetër sukses. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka publikuar materiale nga mediat italiane, që vlerësojnë artistin shqiptar. “Një bariton i jashtëzakonshëm” kështu e quan e përditshmja italiane “La Stampa” baritonin Gëzim Myshketa, duke i dedikuar një shkrim të veçantë artistit shqiptar. Ndërsa “Napoli Cultura Classica” e hap artikullin dedikuar baritonit me titullin “Gëzim Myshketa – bariton për Guinness”.Gëzim Myshketa është në skena këto po interpreton rolin Alfio në operën “Cavalleria Rusticana” një produksion i ri i kryeveprës së Mascangi në Teatro Regio në Torino. TOB duke uruar artistin për ditëlindjen e tij shkruan se është një nga më të mirët. “Një nga më të mirët dhe që na bën të ndihemi në nivele të larta, në botë. Gëzuar ditëlindjen artist”, shprehet Teatri i Operës dhe Baletit. Gëzim Myshketa filloi të studiojë kanto duke rënë menjëherë në sy si një nga talentet më interesante të brezit të tij. Ai u diplomua me nota maksimale në konservatorin “Arrigo Boito” në Parma, nën drejtimin e mjeshtrave Giuliano Ciannella dhe Lelio Capilupi. Vetëm 20 vjeç debuton në rolin e Figaros në “Le Nozze di Figaro” nën dirigjimin e Antonello Allemandit dhe më vonë me fituesit e konkursit ndërkombëtar Giuseppe di Stefano Trapani. Në vitin 2008 ai fitoi Konkursin Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës “Francesco Paolo Tosti” në Ortona. Ai ka bashkëpunuar me dirigjentë të tillë si Bruno Aprea, Philippe Auguin, Frederic Chaslin, Fasolis Diego, Will Humburg, Daniel Oren, Nello Santi dhe drejtorë të tillë si Robert Carsen, Giancarlo del Monaco, Dante Ferretti, Pierluigi Pizzi, Graham Vick, etj. Në 2018 opera “Carmen” erdhi në skenën e Pallatit të Kongreseve me regji nga Gëzim Myshketa. Artisti i skenës operistike, Myshketa luajti rolin e Escamilos në veprën “Carmen” të Georges Bizet bazuar në libretin e shkruar nga Meilhac dhe Ludovic Halevy. Carmen” është opera tragji-komike në katër akte, e cila për herë të parë ishte performuar më 3 mars të vitit 1875 në Paris. Tema e operës bazohet në nevojën absolute të Carmen për liri dhe insistimin e saj në marrëdhënie të bazuar në pavarësi të plotë.

Leave a Reply