“Dil jashtë plehrë e…”, qytetarët përzënë nga lokali deputetin e ri, reagimi i tij i surprizoi të gjithë(VIDEO)

0
396

Deputeti i opozitës së re Adriatik Alimadhi, njëherësh kreu i Ballit Kombëtar, është përballur së fundmi me revoltën e qytetarëve.

Një video e cila ka qarkulluar në mediat sociale, shihet teksa Alimadhi është nxjerrë jashtë në një lokal. Disa qytetarë e kanë quajtur atë ‘vegël të Gramoz Ruçit’, ndërsa pasi e kanë fyer i kanë kërkuar të largohet.

“Dil jashtë, ti nuk je ballist, por plehrë e Gramoz Ruçit. Në emër të popullit mos flisni. Ju bashkëpunoni me Ruçin”, i drejtohen ata Alimadhit.

Më pas deputeti është larguar nga lokali, duke mos e komentuar situatën.  Kujtojmë se Alimadhi është zgjedhur kryetari i një grupi të ri deputetësh në Kuvend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here