E papritur/ Ndërpritet seanca ndaj Bardh Spahisë, Gjykata me urgjencë i drejtohet Komisariatit të Tiranës (ARSYEJA)

0
56

Në seancë ishin avokatët e ish-deputetit demokrat, Ivi Kaso dhe ledio Nuraj, prokurori Besim Ndragjoshi dhe relatorja Marina Rrabashta.

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ndodhet në arrest shtëpie. Ai u arrestua pas sulmeve që disa militantë të opozitës kryen ndaj shkollës Shenjnaze Uka i cila shërbente si KZAZ për materialet zgjedhore të 30 qershorit.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Rendit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore”.

Mbrëmjen e 18 qershorit disa militantë të PD bashkë me të cilë ishte dhe ish-deputeti demokrat sulmuan KZAZ nr.3 në Shkodër duke thyer xhamat e saj dhe më pas i kanë vënë flakën me benzinë.

Përplasjet vijuan për disa momente dhe u desh ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse për të neutralizuar situatën e tensionuar.

Leave a Reply