Fatos Klosi tregon detaje “përvëluese” nga dosja amerikane që fshihet prej vitesh për aferat korruptive të një kryeministri shqiptar

0
52

Pak ditë më parë ish-kreu i SHISH-sit, Fatos Klosi foli për një dosje ende të pa hapur të një kryeministri duke zgjuar shumë interes. Fatos Klosi lë të nënkuptohet se është një dosje përvëluese.

Duke theksuar se kishte punuar me tre kryeministra të ndryshëm, Klosi tha që informacioni i ishte dëguar presidentit, që i kishte thënë shprehimisht “po unë ça ta bëj këtë”. 

Klosi për gazetën Dita ka deklaruar: “Është një rast që nuk është parashikuar gjëkundi në ligjet tona. Në qoftë se mendohet se është i korruptuar kryeministri është skandal, nuk shtrohet problemi çfarë bën SHIK-u. Shteti nuk i ka parashikuar këto gjëra”.

Pjesë nga intervista:

-Zoti Klosi, dy ditë më parë ju jeni shprehur se kur keni qenë drejtues i SHISH, amerikanët ju kanë vënë në dispozicion një dosje me afera korruptive të një kryeministri. Mund të na thoni ndonjë detaj për çfarë bëhet fjalë konkretisht?
– Dhe aq sa thashë, ndoshta thashë shumë, pasi bëhet fjalë për një bashkëpunim me partnerët kryesorë të Shërbimit, dhe nuk është në traditën e punëve të mira, që aspekte të bashkëpunimeve midis Shërbimeve të bëhen publike, edhe se ka kaluar shumë kohë nga ngjarja.

-Si vepruat pasi u njohët me rastin?  
– Ju thashë pak më parë, edhe kaq sa kam thënë në publik është shumë.

-Në çfarë viti ju ka ardhur kjo dosje, cila ishte biseda që patët me presidentin Meidani, dhe a mund të hapet sot një dosje  e tillë, duke qenë se kryeministrat e asaj kohe i kemi ende gjallë?
– Ky është një nga problemet e Sistemit të ri të Drejtësisë.

-A kanë amerikanët dosje për politikanët shqiptarë?
– Sigurisht, ata janë fuqi botërore dhe përpiqen të dinë gjithçka që munden për armiqtë, por dhe për miqtë e tyre. Informacionet për integritetin e partnerëve të rëndësishëm, janë të domosdoshme për zgjedhjen e mënyrës së bashkëpunimit me ta.

-Cilat janë veprat që politikanët janë më shumë të përfshirë?
– Unë sot di, aq sa lexohet dhe shihet në media. Natyrisht, një filtrim i logjikshëm i këtij informacioni është i domosdoshëm. Vepra më e përhapur e paligjshme midis politikanëve është përfitimi i paligjshëm, apo shkurt, korrupsioni.  Shpresoj që Sistemi i ri i drejtësisë do vërë gishtin mbi këtë fenomen, për ta minimizuar, por dhe për të ndarë politikanët e ndershëm nga ata të korruptuar.

Leave a Reply