Marrëveshja është mbyllur në Itali, ky është gjigandi spanjoll ku do transferohet Elseid Hysaj

0
332

Elseid Hysaj do largohet nga Napoli këtë merkato vere, pasi sezonin e fundit u shndërrua në një lojtar stoli.Futbollisti i kombëtares shqiptare, duket se do luajë në Spanjë, pasi është gjithmonë e më shumë pranë Atletikos së Madridit.

Sipas “La Repubblica”, bisedimet po shkojnë shumë mirë dhe transferimi i mbrojtësit shqiptar tek Atletiko e Madridit është shumë pranë.

Mediat italiane dhe ato spanjolle nuk zbulojnë shumë detaje në lidhje me këtë transferim.Megjithatë, flitet se kjo marrëveshje mund të mbyllet për 20-25 milionë euro, pasi Diego Simeone e kërkon me ngulm një mbrojtës të djathtë dhe duket se Hysaj është i përzgjedhuri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here