Tragjedia “Jul Cezari”, regjisori Ivica Buljan: Në çdo kohë është aktuale

0
24

“Jul Cezari” nga Shekspiri vjen premierë më 13 korrik nën drejtimin e regjisorit të njohur kroat Ivica Buljan. Produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, tragjedinë e Shekspirit regjisori e sjell në sheshin e teatrit.Tragjedia e “Jul Cezarit” është njëra prej disa veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërteta nga historia romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni dhe Kleopatra. Edhe pse vepra titullohet “Jul Cezari”, Bruti flet në më shumë se katër herë po aq rreshta sa karakteri kryesor dhe drama psikologjike qëndrore e pjesës fokusohet mbi betejën e Brutit mes kërkesave konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë. Sipas regjisorit kjo pjesëështë aktuale jo vetëm për Shqipërinë, por dhe në botë. ““Jul Cezari” është i pari thrriller politik në çdo kohë, madje kjo vepër është aktuale jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë. Flitet për korrupsion, kontrabandën, vrasjen”, shprehet ai mestë tjerave. Performancateatrore ështënë 4 pjesë, e para te pishina, e dyta te parku mes Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental, pjesa e tretë vrasja e Jul Cezarit te pjesa e Ministrisë së Brendshme dhe mbyllja te hapësira ku protestohet për teatrin. Ivica Buljanme aktivitetin e tij në teatër është konsideruar si një nga regjisorët më të mëdhenj në botë, sipas New York Times. Për veprën “Jul Cezar” ai shprehet se që me njohjen e saj këtë shfaqje e kishte menduar ta realizonte jo në skenë por jashtë teatrit. “Një shfaqje klasike, por për audiencën do të jetë vepër kontemporane, do tëperformojë në katër vende tëndryshme dhe komunikim direkt me audiencën”, pohon regjisori. Kjo shfaqje vjen nën interpretimin e aktorëve Romir Zalla, Alfred Trebicka, Vin Bejleri, Amos Muji Zaharia, Gentian Zenelaj, Ermira Hysaj, Ilirda Bejleri, Adriana Tolka, Klejdi Metaj, Mateo Dervishaj, Endri Çela, Engjëll Hoxha, Enea Nika, Paolo Kadillari, Anxhelo Shkreli.Kostumografe Sofi Kara; skenograf Beqo Nanaj; kompozitor Gerti Druga; regji ndriçimi Sonda Trinajst; as/regjisor Mateo Dervishaj.

 Aktiviteti i regjisorit

Regjisori Ivica Buljan ka studiuar shkenca politike në Zagreb dhe fillimisht ka punuar si shkrimtar dhe kritik i rregullt i teatrit për “Slobodna Dalmacija”, një gazetë e përditshme e botuar në Split, Kroaci. Buljan me shkrimet e tij profesionale ka bashkëpunuar edhe me revistat teatrore ndërkombëtare “Primer Acto” (Madrid), “Ubu” (Paris, Londër), “Mask” (Ljubljana). Fillimisht nisi të punoj me skenën tetarore si drejtues teatri dhe i disa festivaleve ndërkombëtare teatrore.Shfaqjet e tij kanë qenë pjesëmarrëse në më shumë se 30 vende të ndryshme. Duke u mbështetur në filozofinë krijuese të Antonin Artaud, teatri i tij fokusohet në protagonizmin e aktorit dhe ruan linjat klasike të teatrit.Buljan ka drejtuar Teatrin Kombëtar Kroat në Split, gjatë viteve 1998-2002. Në vitin 1999, gjatë kohës që ai e drejtonte, Teatri Kombëtar Kroat u bashkua me Konventën e Teatrit Evropian. Buljan është gjithashtu bashkëthemelues dhe drejtor artistik i Teatrit Mini në Lubjanë, si dhe themelues dhe drejtor i Teatrit të Ri në Zagreb. Ai është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të ETJ në Bruksel, Instituti i Teatrit Mesdhetar në Madrid dhe ITI-UNESCO në Paris. Së bashku me Dubravko Vrgoc, Buljan themeloi Festivalin e Teatrit Botëror në Zagreb në vitin 2003 dhe ishte drejtor artistik i saj.I vlerësuar për mjeshtërinë e tij dhe sukseset skenike Buljan ka dhënë mësime teatri në Paris, Bruksel dhe Moskë dhe si lektor ligjërues në La MaMa në Nju Jork. Gjithashtu ai është profesor në Akademinë Kombëtare të Teatrit në Saint-Etienne, Francë.Si dramaturg, ka punuar në Kroaci, Francë dhe Slloveni.

Nga Julia Vrapi

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj