Turqia sfidon SHBA, mbërrijnë pajisjet e para të sistemit rus

0
414

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se sot ka filluar transferimi i grupit të parë të pajisjeve të sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 për në Turqi, duke sfiduar kështu edhe Shtetet e Bashkuara të cilat e kanë shprehur hapur kundërshtimin për këtë veprim. “Dërgesa e grupit të parë të pajisjeve të Sistemit Ajror me Rreze të Gjatë dhe të Mbrojtjes Raketore S-400 në Bazën Ajrore Murted në Ankara ka filluar nga data 12 korrik 2019″, thuhet në njoftim. SHBA e ka kundërshtuar blerjen e këtij sistemi nga Turqia, duke argumentuar se S-400 nuk përputhet me sistemet e NATO-s. Por, shteti turk këmbëngul se sistemi rus nuk do të përbëjë kërcënim për Aleancën dhe se i njëjti nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s. Ky vend gjithashtu deklaroi se ata nuk janë vendi i vetëm i NATO-s që do të përdorë sisteme ruse të mbrojtjes ajrore. Ankaraja e arsyetoi se ka qenë pikërisht refuzimi nga amerikanet për sistemin Patriot që ka detyruar që të kërkojnë zgjidhje tek vendet e tjera. Turqia deklaroi se Rusia i ka ofruar një marrëveshje të leverdishme që përfshinte edhe transferimin e të gjithë sistemit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here