Amerikanët i japin tjetër goditje të fortë opozitës, DASH jep alarmin për skenarët destabilizues, i kujton Sali Berishës vrasjet e 21 Janarit

0
372

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kushtuar një rëndësi situatës politike në Shqipëri. Një ditë më parë gazeta publikoi detaje nga raportin për klimën e investimeve, ku thuhej se reforma në drejtësi do ndihmojë ekonomikisht vendin. Por aty përmenden dhe përplasjet e ditëve të fundit dhe protestat e opozitës. Në raport tregohet se ka pasur raste të mosbindjes civile, ndërsa si për koicidencë përmendet 21 Janari. Pra duket se amerikanët po i çojnë një tjetër mesazh Berishës. Sot ky i fundit po nxit përplasje e mosbindje civile, por para 8 vitesh u vranë 4 perona të pafajshëm që protestonin po për largimin e qeverisë. “Edhe pse dhuna politike ka qenë e rrallë, protestat politike të 2019-ës kanë përfshirë raste të mosbindjes civile, dhunës së nivelit të ulët dhe përdorimit të gazit lotsjellës nga policia. Zgjedhjet e Shqipërisë të qershorit 2017 dhe kalimi në një qeveri të re ishin paqësore. Ndërkohë, më 21 Janar 2011, forcat e sigurisë qëlluan dhe vranë katër protestues gjatë një demonstrate politike të dhunshme. Në marrëdhëniet e saj të jashtme, Shqipëria mbetet një burim stabiliteti në rajon dhe përgjithësisht mban marrëdhënie miqësore me vendet fqinje”, thuhet në dokument. Po ashtu në raport përmenden dhe zgjedhjet e 2017. PD dhe LSI pretendojnë për trukime dhe manipulime, por për DASH këto zgjedhje ishin mjaft të qeta dhe tranzicioni i pushtetit u bë normalisht. Qëndrimi i DASH konfirmon dhe një herë se amerikanët nuk e mbështesin aspak dhunën. Ambasada e SHBA ka reguar disa herë ashpër ndaj PD e LSI, ndërsa ai që i vuri kapak ishte zv/ndihmës sekretari i Shtetit, Mattheë Palmer, i cili deklaroi hapur se kushdo që prek zgjedhjet dhe shkakton dhunë, do humbasë kontaktet me SHBA. Raporti i DASH e tregon qartë se në disa raste ka pasur mosbindje civile dhe në disa protesta të qetë. Por fakti që bëhet një paralelizëm me 21 Janarin, tregon shumë.

Ngritja e SPAK

Një rëndësi në raport i kushtohet dhe reformës në drejtësi. Sipas amerikanëve, korrupsioni vijon të jetë një problem mjaft shqetësues, por që me ngritjen e SPAK dhe BKH gjithçka pritet të ndryshojë. “Korrupsioni është një problem i vazhdueshëm në Shqipëri, duke minuar sundimin e ligjit dhe duke rrezikuar zhvillimin ekonomik. Shqipëria renditet e 99-ta nga 180 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2018 të Transparency International. Përkundër disa përmirësimeve në indeksin e viteve 2013 dhe 2014, përparimi në trajtimin e korrupsionit ka qenë i ngadalshëm dhe i pasigurt. Shqipëria mbetet një nga vendet më të korruptuara në Evropë. Kalimi nga Parlamenti i amendamenteve kushtetuese në korrik 2016 për reformimin e sistemit gjyqësor ishte një hap i madh përpara dhe reforma, pasi të zbatohet plotësisht, pritet të pozicionojë vendin si një destinacion më tërheqës për investitorët ndërkombëtarë”, thuhet aty. Departamenti Amerikan i Shtetit thekson në raport se përmes procesit të vetingut të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët me pasuri të pajustifikuara do të jenë jashtë sistemit të drejtësisë dhe kjo do të ndihmojë në luftimin e korrupsionit. Në raport përmendet edhe fakti se Struktura e Posaçme Antikorrupsion po ngrihet dhe do të jetë e pavarur nga politika me qëllim që të godasë korrupsionin dhe krimin e organizuar në çdo nivel. Aty nënvizohet se kur reforma në drejtësi të jetë e kompletuar, atëherë efektet do të ndihen në të gjitha anët dhe vendi do të konkurrojë me vendet e tjera ndërkombëtare./ Kliti Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here