Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin nga detyra, KPA cakton datën kur do të japë vendimin final për prokurorin e Krimeve të Rënda (EMRI)

0
314

KPA ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor për prokurorin e Krimeve të Rënda, njëherazi edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmani. 

KPA vendosi që më datë 24 Korrik të japë konkluzionet përfundimtare, ku pranoi edhe dokumentacionet që Osmani i dorëzoi trupës, për të justifikuar pasurinë e tij.

Gentian Osmani u konfirmua nga shkalla e parë e Vetingut, por Komisioneri Publik ankimoi vendimin, duke kërkuar shkarkimin e tij nga detyra, me argumentin se nuk justifikon pasurinë. Bëhet fjalë për blerjen e një apartamenti, për të cilin Osmani ka deklaruar se një pjesë e parave janë marrë me kredi.

Nëse Kolegji vendos shkarkimin e tij, atëherë KLP ngel me 10 anëtarë, çka bën që kryeprokurorja Arta Marku të bëjë edhe një herë thirrjen e prokurorëve, për pasuesin e tij në KLP.

Ndërkohë, sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit doli edhe drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Ardian Ylli.

Për të komisioni tha se ka pasaktësi në mënyrën e deklarimit për shtesën që kishte kryer në apartamentin e blerë në Durrës, që në vitin 1994.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here