U nda nga jeta në lule të rinisë, zbulohet çfarë i ndodhi kryetares së FRESSH

0
483

Kryetarja e FRESSH në Njësinë nr.6 në Tiranë, Rajselda Hamza, është ndarë nga jeta në moshë të re pas një aksidenti tragjik të pësuar një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Lajmi ka tronditur jo vetëm organizatën FRESSH dhe familjarët e saj, por të gjithë ata që e njihnin të renë.

I pari në rrjetet sociale shkroi deputeti i Partisë Socialiste, Eljo Hysko, njëherazi kryetar i FRESSH, i cili shkruan se nuk e beson ende që Rajselda Hamza të ketë ikur nga kjo botë.

Mësohet se e reja ndërroi jetën në një aksident rrugor të ndodhur dje në aksin Tiranë-Vorë. Rajselda Hamza udhëtonte si pasagjere në vend të parë, në një furgon mallrash i cili drejtohej nga 28-vjeçari, Alkid Kondo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here