Vuçiç: Sa të jem gjallë do të angazhohem për kompromis me Prishtinën

0
319

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së fundit në Beograd paralajmëroi organizimin e një takimi të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me pjesëmarrjen edhe të kancelares gjermane Angela Merkel. Ndonëse nuk dha ndonjë datë të mundshme rreth takimit të ardhshëm, është tash presidenti i Serbisë ai që foli rreth kohës së mundshme. “Mendoj se vazhdimi i diskutimeve  për Kosovën me fuqitë e mëdha do të mbahet në shtator”, tha  Aleksandar Vuçiç, pas takimit me studentët e Zyrës për të rinjtë në Beograd. Ndonëse takimi i paralajmëruar për 1 korrik në Paris ka dështuar, presidenti Vuçiç tha se duhet pritur fuqitë e mëdha, duke aluduar në Francën dhe Gjermaninë, për të kryer punën e tyre. “Nëse nuk mundemi, gjeneratat e ardhshme duhet ta bëjnë. Nevojitet kohë për të diskutuar serish rreth disa çështjeve. Urrej ta hedh fajin në anën tjetër. Le të presim që fuqitë e mëdha të bëjnë punën e tyre. Ne gjithashtu duhet ta ndryshojmë veten”, tha Vuçiç, duke u zotuar se ai do të angazhohet për kompromis për Kosovën ‘derisa të jetë gjallë’. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here