E akuzuan për shpenzime të tepërta në darka gala, ministri i rëndësishëm francez merr vendimin e papritur

0
381

Ministri francez i Mjedisit François de Rugy ka njoftuar dorëheqjen e tij pasi u akuzua për shpenzime ekstravagante, duke përfshirë edhe në darka private.

Një portal investigues tha se ministri kishte shpenzuar shuma të mëdha të parave të taksapaguesve në darka gala dhe duke rinovuar banesën e tij kur ishte kryetar i parlamentit.

“Sulmet e mediave që synojnë familjen time më detyrojnë të ndërmarr hapin e nevojshëm … I paraqita dorëheqjen tim kryeministrit këtë mëngjes”, tha Rugy.

Faqja e internetit Mediapart e akuzoi atë për mikpritjen e miqve në darka luksoze, dhe shpenzimet e parave publike për të rinovuar apartamentin e tij të dhënë nga qeveria, ndërsa ai ishte kryetar i parlamentit, raporton BBC.

Kjo dorëheqje i hap rrugën një periudhe boshllëku në këtë Ministri, 11 muaj pas dorëheqjes së paraardhësit të tij mediatik dhe popullor, Nicolas Hulot, i cili ishte larguar duke kritikuar mosveprimin e qeverisë në këtë sektor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here