“Marrëveshje me garanci të ndërkombëtarëve”, tërhiqet Dashamir Shehi dhe del kundra Ilir Metës për 13 tetorin

0
370

Kryetari i partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, nuk e sheh 13 tetorin si të përshtatshëm për zgjedhje të trefishta, ashtu siç ka propozuar Presidenti Meta.

Shehi, gjatë një intervistë në televizionin “Klan” është shprehur se në 13 tetor është me vend të zhvillohen vetëm zgjedhjet lokale.

“Zgjedhje administrative edhe mund të bëhen. Përsa i përket zgjedhjeve politike, zgjedhjet për president që duhet ndryshuar kushtetuta, unë gjykoj se data 13 tetor është e papërshtatshme” u shpreh Shehi.

Duke folur për hyrjen në zgjedhje, aleati i Bashës tha se opozita nuk mund të hyjë në zgjedhje, pasi i bie që të tradhëtojë kauzën e saj.

“Duhen minimalisht 6-7 muaj deri në një vit që të fillojë qeveria, të quhet tranzitore. Ne i kemi premtuar shqiptarëve zgjedhje me një sistem të ri zgjedhor. Me një kushtetutë të re e cila do ti balancojë institucionet. Me një klimë të re politike ku zgjedhje s’do ti bëjnë më banditët e Edi Ramës. I kemi premtuar praktikisht zgjedhje pa Edi Ramën. Deri më sot nuk është se kemi ndonjë avancim përveç se opinionit popullor. Ndryshe i bie që të tradhtojmë këtë ide të madhe që ngritëm” tha Shehi.

Për zgjidhjen e krizës politike, Shehi është i mendimit se duhet një marrëveshjeje politike mes palëve duke patur ndërkombëtarët si garant.

“Rama, Basha me ndërkombëtarët sigurisht se ato duhet të jenë garant të kësaj pune. Ne dimë fort mirë se e gjitha kjo kalon nëpërmjet një marrëveshje të madhe politike. Po që të bëjmë zgjedhje sa për të larë gojën, unë gjykoj se nuk ka vlerë” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here