Plas tek Arsenali, ylli i kombëtares franceze bën veprimin e pabesueshëm pasi i dhanë shiritin e kapitenit shqiptarit

0
332

Te Arsenali ka pa plasur një tjetër problem pa filluar ende sezoni. Kapiteni i “Topçinjve”, Laurent Koscielny nuk ka qenë aspak dakord me vendimin që klubi t’i merrte atij shiritin dhe t’ia jepte Granit Xhakës.Ky veprim ka bërë që që ai mos udhëtojë me skuadrën në Amerikë për fazën përgatitore duke kërkuar edhe largim nga ekipi. Nga ana tjetër, Arsenali nuk e lejon të largohet dhe pritet të marrë edhe masa karshi tij për këtë sjellje. Tashmë, Granit Xhaka do të jetë kapiteni i ri i Arsenalit dhe për këtë nuk ka më dyshime, sidomos pas këtij veprimi të Koscielnyt. Sakaq, vetë Xhaka e ka pranuar me kënaqësi këtë post dhe ka deklaruar se do të ishte i lumtur nga kjo përgjegjësi. Shqiptari u shpreh: Nuk është hera ime e parë dhe nëse klubi e trajneri vendosin të më japin shiritin, do të isha shumë i lumtur. Të gjithë do të punojmë në fushën e blertë dhe të gjithë duhet të kemi përgjegjësi dhe ndjenjën e liderit. Nuk është diçka që mund të ndryshojë brenda ditës, por për mendimin tim, jemi rrugës për të krijuar diçka të mirë me skuadrën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here