Urdhri i prerë i Ramës 1 ditë më parë, ministrja e Financave nis super-aksionin (Çfarë po ndodh?)

0
362

Ka nisur sot zbatimi i aksionit kundër informalitetit, që u paralajmërua një ditë më parë nga kryeministri Rama.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, bëri të ditur se “Nis zbatimin Plani Operacional kundër informalitetit, ku prioritet do të jetë kuponi tatimor, puna në të zezë dhe lëshimi i faturave”.

Administrata Tatimore është në terren për kryerjen e monitorimeve në bazë të analizës së riskut, por asnjë subjekt që është në të drejtën e tij nuk ka arsye për t’u shqetësuar. “Plani operacional po ndërmerret në kuadër të luftës kundër informalitet dhe, sikurse dhe Kryeministri i vendit u shpreh, kosto për bizneset që nuk zbatojnë ligjin do të rezultojë shumë më e kushtueshme në krahasim me detyrimet që lindin nga zbatimi i tij”, bëri të ditur ministrja Denaj.

15 mijë kasa nuk punojnë

Kryeministri Edi Rama dje, teksa prezantoi Drejtoreshën e re Tatimeve, Delina Ibrahimi, lajmëroi një projekt të ri për që synon dixhitalizimin e faturave fiskale.

Kryeministri tha se po punohet për fiskalizimin, ku çdo faturë do të jetë në kohë reale dhe e monitorueshme. Kryeministri tha se, do të monitorohen edhe faturat e bizneseve nëpërmjet bankave që të mos ketë fatura fiktive. Por edhe kjo nuk e përjashton faktorin njeri.

Ai lajmëroi se, çdo drejtor në institucionet fiskale që nuk realizon objektivat do të shkarkohet. Ai e konsideroi absurd faktin që nga 112 mijë kasa të shpërndara në të gjithë vendin, 15 mijë prej tyre nuk raportojnë, edhe pse bizneset që i zotërojnë ato janë me status aktiv.

“Kujt i kërkohet përgjegjësia për këtë për pikë të kuqe alarmi. Dhe si mundet të gdhihet dita e re dhe java e re dhe këto pika alarmi të mbeten të kuqe. Pse kompanitë e kasave nuk gjobiten. Është ngritur një sistem risku që konsiderohet funksional në tatime së bashku me FMN-ne dhe është model edhe për vendet e tjera. Ka vetëm një motiv për rezultatet e pamjaftueshme: Çorganizim dhe anarki brenda administratës ku janë rishfaqur fenomene e dikurshme të aktiviteteve kriminale për qëllime korruptimi” tha kryeministri.

Rama tha se moduli i riskut ka zbuluar mbi 6 mijë subjekte me risk, ku rreth 200 prej tyre janë në sektorin e akcizës. “Mbi 5000 biznese të tjera janë në brigjet shqiptare dhe janë regjistruar në Booking, teksa tatimet nuk i dinë. Kjo do të thotë vetëm çorganizim” tha Kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here