Prokuroria e Durrësit mohon hetimin ndaj gjyqtares Zegjine Sollakut: Nuk ka asnjë procedim të regjistruar (Zbardhet dokumenti)

0
715

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Durrës ka deklaruar sot se nuk ka asnjë procedim të regjistruar ndaj gjyqtares, Zegjine Sollaku.

Me anë të një letre të firmosur nga drejtuesja e Prokurorisë, Anita Jella, thuhet se: Në përgjigje të kërkesës suaj ju njoftojmë se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës nuk ka regjistruar procedim penal ndaj gjyqtares Znj. Zegjine Sollaku, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë”.

Letra është firmosur dhe protokolluar më datën 18 korrik.

Ndërkohë që në disa media u publikua lajmi se: “Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Tiranë Zegjine Sollaku është vënë nën hetim nga prokuroria e Durrësit, pasi është kallëzuar pak muaj më parë për “Shpërdorim detyre”.

Kallëzimi është depozituar fillimisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga Natasha Petrela, një trashëgimtare e disa pronave në qendër të Tiranës.

Por prokurorët e Krimeve të Rënda shpallën mos kompetencën dhe më pas çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Durrësit. Momentalisht hetimi po administrohet nga prokurori Ndriçim Troplini”.

Por sot Prokuroria e Durrësit ka bërë të ditur se nuk ka asnjë procedim gjyqtares Zegjine Sollaku.

Zeqine-Sollaku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here