Basha deklaratë të jashtëzakonshme, denoncon ‘skandalin’ e rëndë dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Operacion i padëgjuar, asnjë nuk do shpëtojë!

0
258

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi koncesionet e miratuara një ditë më parë në Parlament nga maxhoranca qeverisëse. Ndërsa e konsideroi Parlamentin, si landfill të Republikës, Basha tha se  Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur vendi në historinë e tij. Kryedemokrati u shpreh se gjithçka ka marrë fund për qeverinë, ndërsa ka vetëm një gjë që rritet përditë vjedhja dhe grabitja e pasurive publike.

“Siç është bërë publike qeverisja kriminale po vijon tjetërsimin e pasurisë së vendit me koncensione kriminale. Gjithçka tjetër ka ndaluar, ka marr fund në këtë qeverisje, vetëm diçka forcohet e rritet përditë, vjedhja dhe grabitja e pasurive publike. Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria, një grabitës pisiqik.

Dje u miratua në landfillin e Republikës koncesioni i rrugës Milot-Balldren, vlera e koncesionit e trefishuar, ish-deputeti i PS bashkë me dajën e tij kanë marrë 1/10 e buxhetit.

Orikum Dukat, me vlerë 70 mln euro, koncesioni i pompave të naftës, të gjitha koncesione korruptive, me përfitim direkt të Ramës pa asnjë përfitim për qytetarët.

Formula e grabitjes është e thjeshtë, fryhet kosto e ndërtimit dhe ndahet me Ramën dhe qeverinë. Jepen kontrata dhjetëra vjeçare pa asnjë kosto e rrezik për privatin dhe pastaj paratë ndahen me Edi Ramën dhe qeveritarët.

Forma tjetër e grabitjes dhënia e koncesioneve mbi burime natyrore, po ju jepen privatëve gjoja për investime serioze të gjitha janë shfrytëzim pa asnjë përfitim për vendin.

Qeverisja e Ramës është një aktivitet i përditshëm kriminal. Çdo vulë e Ramës bëhet vetëm për të vjedhur e grabitur, për të tjetërsuar pasuritë e vendit.”, ushpreh Basha.

“Politikat kriminale të Ramës por vrasin edhe politikën. Sot e gjithë kupola e PS-së është e kapur nga krimi. Nga vjedhja e zgjedhjeve tek çdo veprimtari tjetër korruptive. Për mua për PD-në dhe demokratët, zhdukja e grupit të oligrarkrve është një emergjencë. Që në ditën e parë të qeverisë ne do të marrim një operacion të padëgjuar më parë për një hetim të imtësishëm për hetim për të gjithë veprimtarinë kriminale të qeverisë. Hetim i korrupsionit të niveleve të larta, çdo koncesion, çdo kontratë do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale. Çdo ent dhe kompani private apo publike, çdo person privat dhe publik që është përfshirë në këto afera do të hetohet.  Hetimi ynë do të përqendrohet te paraja, do të zbulojmë destinacionin e parave të marra nga buxheti. Asnjë nuk ka për të shpëtuar. Paratë e shqiptarëve kanë përfunduar në Qipro, në Singapor apo Romë do ju kthehen shqiptarëve. “,  përfundoi Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here